Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 13 raste pozitive, dhe asnjë viktimë, sipas raportit të fundit nga IKSHPK.
Në këtë raport u bë e ditur se nga 2,628 testime-13 kanë rezultuar pozitiv, derisa nuk është shënuar asnjë viktimë.
6 qytetarë janë shëruar gjatë këtyre 24 orëve.
RAPORTI i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 967 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.666.180 doza të vaksinës.
Deri më sot 780.596 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.628 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.016.
Në total numri i rasteve aktive është 350.