Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pula: Asnjë individ nuk qëndron mbi ligjin, integriteti i procesit zgjedhor është i panegociueshëm

28/01/2026 - 15:46
në Lajme
A A
Pula: Asnjë individ nuk qëndron mbi ligjin, integriteti i procesit zgjedhor është i panegociueshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula nga Gjakova, ka deklaruar se asnjë individ, pavarësisht pozitës apo funksionit që mban, nuk qëndron mbi ligjin dhe se integriteti i procesit zgjedhor mbetet i panegociueshëm për të gjithë.

Duke folur për procesin e fundit zgjedhor, Pula tha se si koordinatore, së bashku me ekipin e saj, kanë monitoruar parregullsi të shumta, të cilat janë evidentuar pas përfundimit të zgjedhjeve dhe janë raportuar pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës.

“Gjatë procesit të fundit zgjedhor, unë si koordinatore, bashkë me ekipin tim, kemi monitoruar parregullsi të cilat janë shfaqur pas përfundimit të zgjedhjeve, të raportuara në shkallë pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, diku më shumë e diku më pak, dhe që janë të njohura për të gjithë”, tha Pula.

Ajo bëri të ditur se si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara hetimore, janë kryer arrestime, përfshirë edhe persona që shërbenin si komisionerë në qendrat e votimit, të cilët dyshohet se kanë manipuluar votat.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara hetimore janë kryer arrestime, duke përfshirë individë që shërbenin si komisionerë dhe që dyshohet se kanë manipuluar votat. Këto veprime nuk janë simbolike. Ato janë të bazuara në prova, janë të nxitura nga ligji dhe të ekzekutuara në përputhje me procedurat ligjore”, theksoi ajo.

Pula shtoi se Prokurori i Shtetit ka treguar profesionalizëm, paanashmëri dhe guxim institucional në trajtimin e këtyre veprave penale.

“Le të jemi të qartë: asnjë individ, pavarësisht pozitës apo funksionit, nuk qëndron mbi ligjin dhe integriteti i procesit zgjedhor është i panegociueshëm për të gjithë. Prokurori i Shtetit deri më tani ka demonstruar profesionalizëm, paanashmëri dhe guxim institucional në adresimin e këtyre veprave penale”, u shpreh ajo.

Duke folur për rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies, Pula tha se këto janë mjetet më të fuqishme në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, si dhe kundër manipulimit të votës.

“Transparenca dhe llogaridhënia janë ilaçi më i fortë ndaj korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, sikurse edhe kundër manipulimit të votave. Veprimet tona dërgojnë një mesazh të qartë dhe të pakontestueshëm se veprat penale kundër të drejtës së votimit do të zbulohen dhe do të trajtohen sipas ligjit, përfshirë edhe rastet e falsifikimit të rezultateve të votimit”, përfundoi Pula.

JU REKOMANDOJMË

27 vjet nga rënia heroike e Agim Ramadani- Katana

27 vjet nga rënia heroike e Agim Ramadani- Katana
11/04/2026 - 12:02

Sot shënohen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit dhe luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Ramadani, një prej figurave më emblematike të luftës për liri dhe...

Më shumëDetails

Mediat amerikane: Inteligjenca e SHBA-së ka informacione se ky shtet i fuqishëm po përgatit armatim për t’i çuar Iranit

Mediat amerikane: Inteligjenca e SHBA-së ka informacione se ky shtet i fuqishëm po përgatit armatim për t’i çuar Iranit
11/04/2026 - 11:12

Siç raportojnë mediat amerikane, inteligjenca e SHBA-së ka informacione se Kina po përgatitet t’i dorëzojë Iranit sisteme të reja të mbrojtjes ajrore brenda disa javëve të ardhshme. Kështu...

Më shumëDetails

Intervistë nga Haga, Thaçi pyetet për shkëmbimin e territoreve

Intervistë nga Haga, Thaçi pyetet për shkëmbimin e territoreve
11/04/2026 - 10:52

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se propozimi i tij për shkëmbim territoresh me Serbinë kishte për qëllim arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare dhe sigurimin e paqes...

Më shumëDetails

“Vajza u strehua në hapësirat e brendshme të barnatores”, i riu e qëlloi dhe më pas veten, krejt çka dihet nga rasti në Ferizaj

“Vajza u strehua në hapësirat e brendshme të barnatores”, i riu e qëlloi dhe më pas veten, krejt çka dihet nga rasti në Ferizaj
11/04/2026 - 10:36

Ka vdekur gjatë trajtimit mjekësor në QKUK i dyshuari për plagosjet mbrëmë në Ferizaj. Sipas policisë, ai kishte shtënë fillimisht në drejtim të së dashurës së tij e...

Më shumëDetails

Njoftim i MINT: Ja sa janë sot çmimet maksimale të naftës dhe benzinës

Njoftim i MINT: Ja sa janë sot çmimet maksimale të naftës dhe benzinës
11/04/2026 - 10:19

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme. Sipas njoftimit, nafta do...

Më shumëDetails

Ndrron jetë në QKUK i dyshuari që shtiu drejt të dashurës e më pas qëlloi edhe veten

Ky është 24 vjeçari që theri me thikë kunatën në Vushtrri, u kapën për përgatitjen e ushqimit
11/04/2026 - 10:00

Një incidentme armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Ferizaj, ku një vajzë është plagosur, ndërsa i dyshuari më pas ka qëlluar veten dhe ka ndërruar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Njoftim i MINT: Ja sa janë sot çmimet maksimale të naftës dhe benzinës

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Hashim Thaçi jep intervistë nga burgu për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • I vazhdohet paraburgimi Agim Gërbeshit, i dyshuar për detyrim dhe armëmbajtje pa leje

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ndrron jetë në QKUK i dyshuari që shtiu drejt të dashurës e më pas qëlloi edhe veten

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë