Jo rrallëherë kryetarët e komunave e kanë për nguti kryerjen e projekteve, sidomos në kohë zgjedhjesh për t’i prezantuar në opinion si storie suksesi.
Një praktikë të tillë e ka ndjekur edhe kryetari i komunës së Ferizajit, Agim Aliu, i cili ka prezantuar para më shumë se një muaji një projekt kinse të suksesshëm, parkun në rrugën “Sali Çku”, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Por ka mjaftuar pak më shumë se 1 muaj që ky projekt të përfundojë si mos më keq, në një gjendje të tmerrshme, gjë që dëshmon një punë “shkel e shko” nga kryetari aktual i Ferizajit Agim Aliu, i cili po kandidon edhe një mandat.
Në fotografitë e siguruara shihet se ky projekt i realizuar dobët dhe për fushatë elektorale, ka përfunduar ashtu sië edhe pritet.
Parku “i suksesit” ka përfunduar i mbushur me mbeturina dhe i dëmtuar për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe kualitetit të dobët të punimeve.
PAMJE: