Punëtori i minierës “Trepça”, Baki Brahimi ka ndarë një postim ku sot ai fitoi betejën në Inspektoratin e Punës ku u dëshmua se ndërmarrja ka veprurar jashtëligjshëm dhe është dënuar me 4 mijë euro gjobë, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Brahimi pos tjerash ka përmendur me emra përgjegjësit që ia bënë këtë padrejtësi.
Postimi i plotë:
DREJTËSIA U FITUA – INSPEKTORATI I PUNËS VËRTETOI SHKELJET! 📢
Pas një periudhe të gjatë padrejtësish e keqpërdorimesh ndaj meje si punëtor, sot e kam në dorë vendimin zyrtar të Inspektoratit të Punës, i cili qartë dëshmon se:
👉 janë bërë shkelje të rënda ndaj të drejtave të mia,
👉 Trepça SH.A. ka vepruar jashtë ligjit,
👉 dhe për këtë arsye është dënuar me 4000 € gjobë.
Ky është një dokument që s’mund ta mohojë askush – ligji foli, dhe e vërteta doli në anën time.
❌ Përgjegjës për këtë situatë janë këta emra që punëtorët i kanë parë çdo ditë, por sot edhe ligji ua vulosi fytyrën e vërtetë:
Faton Ahmeti, Kryeshef Ekzekutiv – që mendoi se Trepça është biznes privat i tij.
Shyqri Sadiku, Drejtor i Stantërgut – që punëtorët i ka trajtuar si skllevër, duke i rrezikuar e shkelur çdo ditë.
Arianit Voca, Drejtor i Zyrës Ligjore – që në vend të mbrojë ligjin, ka shpikur justifikime për të mbrojtur shkelësit.
Samire Hajra, Muhamer Bilalli, Donika Fazliu, anëtarët e Komisionit të Ankesave – që në vend ta mbrojnë punëtorin, janë ulë kokën e janë shndërruar në vegla të menaxhmentit.
⚖️ Ky vendim është dëshmi e gjallë se sa poshtë ka ra menaxhmenti i Trepçës, sa padrejtësi kanë bërë dhe sa të paturpshëm janë.
Sot, me këtë akt, ata morën një shuplakë publike dhe një vulë turpi nga vetë Inspektorati i Punës.
✊ Kjo është fitore për mu, por edhe një mesazh për krejt punëtorët:
Mos u dorëzoni kurrë, mos e lini të drejtën të shkelet, sepse ligji mund të vonojë – por gjithmonë del në dritë.
📢 Për menaxhmentin:
Ju që menduat se jeni mbi ligjin, ja ku është prova – sot ligji ju ka rrëzuar. Ky është vetëm fillimi i llogaridhënies!
#Fitore #Drejtësi #PunëtoriNukDorëzohet #Trepça