Në Gjilan një punëtor është lënduar derisa ishte në vendin e tij të punës. Ai ka rënë nga një lartësi rreth tri metra.
Insajderi mëson se ngjarja ka ndodhur në punishten e kompanisë “H Projekt”.
Pas incidentit është arrestuar pronari i kompanisë, Agron Haliti. I njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti u iniciua si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse” dhe “Rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
“Rr. Idriz Seferi, Gjilan 16.03.2026-10:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në vendin e tij të punës në një firmë, kishte rënë nga një lartësi prej rreth tri metra. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar, pronar i firmës është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.














