Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në Kuvendin e Serbisë, gjatë seancës parlamentare, ku në sallë është aktivizuar një tymi i zi. Situata u përshkallëzua më tej kur deputetët filluan të shtyhen dhe të përleshen mes tyre, duke shkaktuar një kaos të plotë.
Për këtë ngjarje ka reaguar Marko Gjuriq, ministër i Punëve të Jashtme dhe president i Organizatës së Partisë SNS, i cili i krahasoi veprimet e opozitës serbe me ato të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Po ashtu, Drejtori i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç e komentoi situatën duke thënë se aktet e opozitës janë të ngjashme me mënyrën e veprimit të Kurtit, shkruajnë mediat serbe.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabiq, e cila i ndërlidhi veprimet e opozitës atje me Kurtin.