Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PZAP gjobit LDK-në me 5,100 euro për fjalimin e Përparim Ramës në Kuvendin Komunal

26/09/2025 - 20:14
në Kryesore, Lajme
A A
PZAP gjobit LDK-në me 5,100 euro për fjalimin e Përparim Ramës në Kuvendin Komunal
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur Lidhjen Demokratike të Kosovës me 5,100 euro për një fjalim të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Sipas PZAP-së, Lëvizja Vetëvendosje më 25.09.2025 është ankuar se kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, të mbajtur më 14.09.2025, ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit Komunal të Prishtinës për të bërë fushatë elektorale për veten dhe subjektin që përfaqëson.

Sipas ankesës së paraqitur në PZAP, Rama, pas dështimit të miratimit të Projektbuxhetit për vitin 2026, para anëtarëve të Kuvendit ka deklaruar: “Ftoj qytetarët e kryeqytetit të reflektojnë, që më 12 tetor t’ua tregojmë vendin secilit asambleist që e ka bllokuar dhe vazhdon ta bllokojë këtë proces demokratik të zhvillimit dhe transformimit të kryeqytetit me votën e tyre. Prandaj, më 12 tetor urojmë ta kemi një shumicë me të cilën do ta vazhdojmë transformimin e qytetit ashtu siç kemi bërë këto 4 vite. Ju uroj ditë të mirë sot dhe fitore më 12 tetor”.

Për këtë, PZAP ka gjetur se ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Përparim Ramës është e bazuar.

Kjo për shkak se paneli që ka shqyrtuar ankesën ka konstatuar se kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka shfrytëzuar pozitën publike me qëllim të përfitimit të votave, duke shkelur kështu Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili thotë se personi që mban pozitë publike, i zgjedhur apo i caktuar, nuk mund të përdorë atë zyrë apo pasuritë e saj me qëllim të përfitimit të votave.

“Përparim Rama ka shfrytëzuar hapësirat e brendshme të Komunës së Prishtinës, respektivisht foltoren e Kuvendit Komunal të Prishtinës, u bëri thirrje qytetarëve që më 12 tetor, pikërisht ditën e votimit, të reflektojnë se për kë duhet të votojnë, me qëllim të krijimit të një shumice në asamble. Këtë deklarim e bëri gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të datës 12 tetor 2025, me qëllim të përfitimit të votave, duke qenë në garë edhe për një mandat për kryetar të Prishtinës” – thuhet në vendimin e PZAP.

Në anën tjetër, në përgjigje ndaj ankesës, LDK e ka vlerësuar atë si të pabazuar, duke theksuar se, sipas tyre, kandidati i tyre është kryetar aktual i Komunës dhe ka përgjegjësi që buxhetin dhe procedurat e tjera t’i kryejë në të mirë të qytetarëve, pavarësisht fushatës. Sipas LDK-së, fjalët e tij në atë seancë nuk kanë qenë pjesë e garës zgjedhore.

“Qëllimi ka qenë vetëm votimi i buxhetit për të mirën e kryeqytetit dhe për qytetarët, që të arrijnë t’i marrin shërbimet e tyre” – citohet përgjigjja e LDK-së në ankesën e LVV-së.

Vendimi thekson se LDK ka afat 15 ditë për ta paguar gjobën nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12.10.2025. Fushata zgjedhore ka filluar më 13.09.2025 dhe zgjat deri më 12 tetor, ora 06:59.

Kandidatët për kryetar të Komunës së Prishtinës janë: Përparim Rama nga LDK, Hajrulla Çeku nga LVV, Uran Ismaili nga PDK, Bekë Berisha nga AAK dhe Besa Shahini nga PSD.

Në garë për nivelin lokal janë 93 subjekte politike: 32 parti, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur, të gjitha të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Vendimin e plotë të PZAP-së mund ta gjeni KËTU.

JU REKOMANDOJMË

Nesër mblidhet Qeveria

Nesër mblidhet Qeveria
18/03/2026 - 22:43

Qeveria e Kosovës të enjten do të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit të ZKM-së, mbledhja e Qeverisë së Kosovës do të fillojë nga ora 11:00.

Më shumëDetails

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin
18/03/2026 - 22:37

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar në emisionin Rubikon se procesi për kandidimin e tij për postin e kryeministrit është në zhvillim, por ende...

Më shumëDetails

“Po zbatohet autonomia e Ohrit” – Gruda: Marrëveshja për të huajt shkel sovranitetin

“Po zbatohet autonomia e Ohrit” – Gruda: Marrëveshja për të huajt shkel sovranitetin
18/03/2026 - 22:24

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës në raport me komunitetin serb cenojnë sovranitetin e shtetit dhe lidhen me zbatimin...

Më shumëDetails

Gjini: Mund të kemi dy palë zgjedhje në vitin 2026

AAK nuk u ftua në takimet për Presidentin, Gjini: S’e kemi pasë në plan me shku
18/03/2026 - 22:16

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për zhvillimet politike, duke thënë se janë prodhuar kriza për gjëra të thjeshta. Ai në emisionin “Rubikon” në...

Më shumëDetails

Analisti Beka: Shqiptarët janë myslimanë nominal, etiketen se jemi komb apo popull islam e përjashton lufta jonë (VIDEO)

Analisti Beka: Shqiptarët janë myslimanë nominal, etiketen se jemi komb apo popull islam e përjashton lufta jonë (VIDEO)
18/03/2026 - 22:02

Mysafiri i kësaj javë në “Përballje me Gazin” me autor Gazmend Morina ishte analisti Basri Beka, që është edhe sekretar organizativ i shoqatës “Shqiptaria”. Ai mes shumë temash...

Më shumëDetails

“PDK mund të propozojë deri në 7 kandidatë për president, por jo pa marrëveshje politike”

“PDK mund të propozojë deri në 7 kandidatë për president, por jo pa marrëveshje politike”
18/03/2026 - 21:54

 Arben Mustafa, ka deklaruar se kjo parti mund të propozojë disa kandidatë të denjë për postin e presidentit. Ai theksoi se PDK mund të ofrojë jo vetëm një,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë