Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qalaj: Nëse shkojmë në zgjedhje të reja, Vetëvendosje do të pësojë rënie të madhe

08/10/2025 - 11:27
në Kryesore, Lajme
A A
Qalaj: Nëse shkojmë në zgjedhje të reja, Vetëvendosje do të pësojë rënie të madhe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe ish-kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se vendi është në një bllokadë të qëllimshme politike.

Sipas tij, e vetmja rrugëdalje janë zgjedhjet e reja, nga të cilat pret një ndryshim të madh të skenës politike në Kosovë.

Qalaj thotë se situata aktuale është krijuar nga një mungesë vullneti për bashkëpunim dhe tentativë për të shtyrë sa më shumë formimin e institucioneve të reja.

“Unë mendoj që është bllokadë e qëllimshme, gjithmonë duke pas parasysh apetitet e deputetit Kurti që të qëndrojë sa më gjatë në zyrën e kryeminsitrit që e ka opukuar dhe poashtu ministrat e tij të cilët janë duke qëndruar në zyret e ministrive ku kanë punuar më herët, dhe poashtu është mosgatishmëria e partisë që ka fituar më së shumti ulëse në kuvend që të bashkëpunojë me partitë shqiptare të cilat janë të përfaqësuara në kuvend dhe të përgatitet sa më shpejt që të shkojmë në zgjedhje të reja…”, ka thënë Qalaj për IndeksOnline.

Ai shton se partia që ka fituar më së shumti ulëse nuk i ka numrat për krijimin e qeverisë dhe vetëm po mundohet ta shtyjë procesin.

“Duhet gjithësesi partitë shqiptare në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e kualicionit që i ka Listën Guco dhe Alternativën të ftojë në takim partitë shqiptare dhe pastaj të vazhdojmë me procedurat për shkuarjen në zgjedhje të reja”, vlerësoi ai.

Duke komentuar mundësinë e zgjedhjeve të reja, Qalaj thotë se ato do të prodhojnë një realitet krejt tjetër politik, ku Lëvizja Vetëvendosje do të humbasë ndjeshëm.

“Nuk ka alternativë tjetër edhe pse shumë njerëz po thojnë që ndoshta zgjedhjet prodhojnë ndonjë rezultat të ri. Unë mendojë që zgjedhjet kanë me kriju një realitet krejt të ri ku LVV-ja do të pësojë një rënie shumë të madhe dhe do të kemi një ndryshim të numrave, të ulëseve në Kuvendin e Kosovës dhe kështu që partitë e tjera besojë se do të krijojnë një qeveri të re e cila pastaj do të jetë perspektivë për të ardhmen e Kosovës”, theksoi Qalaj.

Sipas Qalajt, gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale në vend është pasojë direkte e qeverisjes së keqe të ish-kryeministrit Kurti.

“Korrupsioni, nepotizmi, keqmenaxhimi, prishja e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë por mbi të gjitha është zhgjenjimi i popullatës për shkak të një jetë shumë të keqe, kushtet e rënda ekonomike që po shkojnë duke u përkeqësu përditë, e që burim i këtyre është qeverisja e keqe e ish- kryeministrit Kurti, deputetit Kurti tani”.
uar edhe përfaqësimin e komuniteteve jo shumicë në kuvend, duke përmendur disa emra konkretë dhe theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës.

“Për komunitetet jo-shumicë në Kosovë disa deputetë të këtyre komuniteteve janë të rreshtuar ka z.Kurti, e kam fjalën për dy protagonistë ish-ministri Elbert Krasniqi dhe Emilia Rexhepi dhe mendojë që LVV-ja duhet të llogarinë edhe në ata dy, pra që e përfaqësojnë të njëjtën frymë dhe sidomos ministri Krasniqi. Po, mendoj që PDK-ja ka kultivuar dhe kultivon gjithmonë marrëdhënie të mira me deputetët e pakicave të komuniteteve jo serbe, dhe ne ata duhet t’i trajtojmë të barabartë meqenëse janë deputet në Kuvendin e Kosovës dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm sidomos në respektimin e Kushtetutës së Kosovës pavarësisht se me kë kemi të bëjmë edhe kur flasim për kuvend, prioritare është respektimi i Kushtetutës së Kosovës”.

PDK-ja, si njëra nga partitë opozitare kryesore, po insiston në nevojën për zgjedhje të reja si zgjidhje për bllokadën institucionale, ndërsa sfida mbetet në krijimin e një konsensusi ndërmjet partive shqiptare dhe përfaqësuesve të komuniteteve jo shumicë në kuvend.

JU REKOMANDOJMË

Nisin homazhet në Kuvend për ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci
Kryesore

Nisin homazhet në Kuvend për ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

02/01/2026 - 09:50
Hapi diskotekën e mbyllur nga inspektorët, procedohet penalisht i riu në Mitrovicë të Veriut
Lajme

Hapi diskotekën e mbyllur nga inspektorët, procedohet penalisht i riu në Mitrovicë të Veriut

02/01/2026 - 02:53
Paralajmërimi i shkencëtarëve: Viti 2026 mund të thyejë rekordet e ngrohjes globale
Lajme

Paralajmërimi i shkencëtarëve: Viti 2026 mund të thyejë rekordet e ngrohjes globale

02/01/2026 - 02:49
Ky është polici që ia shpëtoi jetën gruas që ra nga ura e re e Ibrit
Kryesore

Ky është polici që ia shpëtoi jetën gruas që ra nga ura e re e Ibrit

02/01/2026 - 02:46
Kjo është gjendja e gruas që ra nga ura e re e Ibrit
Kryesore

Kjo është gjendja e gruas që ra nga ura e re e Ibrit

02/01/2026 - 00:14
Ish-deputetja e VV-së: Partia duhet të nominojë për kryeministër Glauk Konjufcën
Kryesore

Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuarit në VV pas numërimit të rreth 90 përqind të votave

01/01/2026 - 23:28

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pacolli tregon një histori prekëse se çka i kërkoi Daci në takimin e parë: E kisha detyrë morale t’ia zbatoja kërkesën

    Pacolli tregon një histori prekëse se çka i kërkoi Daci në takimin e parë: E kisha detyrë morale t’ia zbatoja kërkesën

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Aktivistja nga Mitrovica me mesazh për mërgimtarët: Mos u kthe tash, rri dhe shijo frutet e farës që e mbolle

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • 87% e votave të numëruara: Këta janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Arian Tahiri merr vota më shumë se Bedri Hamza në 5 vendvotime në Mitrovicë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kjo është gjendja e gruas që ra nga ura e re e Ibrit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë