Një aheng familjar në Vushtrri për pak sa nuk përfundoi në tragjedi, pasi u raportuan të shtëna me armë zjarri, të cilat alarmuan qytetarët dhe mobilizuan Policinë.
Ngjarja ndodhi mbrëmë, më 04 gusht 2025, rreth orës 21:00 në rrugën “Jeronim De Rada”, ku një qytetare njoftoi Policinë për të shtëna që vinin nga një ndejë familjare.
Në vendngjarje, njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë dhe gjatë kontaktit me kryefamiljarin, kanë konfiskuar një armë të shkurtër dhe një gëzhojë.
I dyshuari është identifikuar si Besim M., i cili është shoqëruar për intervistim, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe forenzika.
Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, ndaj tij është inicuar rasti për “Mbajtje pa leje të armës” dhe “Përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm”.
Hetimet po vazhdojnë, por dilema mbetet: Qejf i tepërt, apo rrezik serioz për jetën?!