Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qëndrimi për postin e kryeministrit ‘përplas’ LDK-në e VV-në, analistët: Tregojnë papjekuri – ja pse LDK nuk hyn në qeveri

12/03/2025 - 21:34
në Kryesore, Lajme
A A
Qëndrimi për postin e kryeministrit ‘përplas’ LDK-në e VV-në, analistët: Tregojnë papjekuri – ja pse LDK nuk hyn në qeveri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk bëhet pjesë e qeverisë, pa postin e kryeministrit.

Kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk bashkëpunon me VV-në, por edhe një qeveri me partitë tjera nuk do të ishte afatgjate.

Qëndrimi i LDK-së bëri që të ketë reagime të shumta, derisa reagimi i ministrit Hajrulla Çeku bëri që shumë zyrtarë të LDK-së të reagojnë ndaj tij, duke shkaktuar një përplasje në rrjete sociale VV-LDK.

Lidhur me qëndrimet dhe ‘përplasjet’, analistja politike, Magbule Shkodra, thotë për Gazeta Blic se qëndrimi i LDK-së është i paarsyeshëm, pasi janë parti e tretë.

“Deklarimi i fundit i LDK-së se hyjnë në qeveri vetëm me postin e kryeministrit mua më duket i paarsyeshëm. E para, ata e dinë që janë parti e tretë dhe është e papranueshme dhe në logjikë është fuqia e votës që vendos se çfarë pozite do të kesh dhe në këtë rast ne e dimë që VV është fituese e zgjedhjeve dhe LDK është partia e tretë”, thotë ajo.

Sipas Shkodrës, me këtë qëndrim, LDK dëshirojnë të akomodohen dhe të arsyetohen para elektoratit se do të qëndrojnë në opozitë.

Ajo vlerëson se LDK do të duhej të kontribuonte në ndërtimin e institucioneve dhe qeverisë së re”, thekson analistja.

“Por, në pozicionin që tani ka marrë LDK për postin e kryeministrit kanë dashur që të akomodohen dhe të arsyetohen para elektoratit se do të qëndrojnë në opozitë dhe me këtë mendoj se nuk janë të gatshëm për të marrë përgjegjësi ndaj Kosovës dhe më duket qëndrim vetjak sepse Kosova ka nevojë për qeveri dhe ndoshta duhet të kemi një qeveri të unitetit, me një kryeministër konsensual dhe të ecin punët e Kosovës përpara. LDK deri më tani ka trumbetuar kinse janë parti insitucionaliste dhe pritjet e mia kanë qenë që të jenë të arsyeshëm dhe të thonë se nuk bëjnë ngërç politik dhe do të kontribuojnë në ndërtimin e institucioneve dhe qeverisë së re”, shprehet ajo.

Ndërsa, sa i përket përplasjeve VV-LDK, thotë se tregojnë papjekurinë dhe nivelin e politikanëve.

“Këto përplaset e fundit mes zyrtarëve të VV-së dhe LDK-së tregojnë papjekuri të të gjithë atyre politikanëve që po merren me to dhe kjo tregon nivelin e politikanëve që e kemi në Kosovë”, shton ajo.

Shkodra shpreson se partitë do të jenë të arsyeshme dhe t’i heqin vijat e kuqe dhe të bashkëpunojnë për formim të qeverisë.

“Vazhdoj të besoj dhe shpresoj se do të mbizotërojë arsyeja dhe të gjitha partitë politike do t’i heqin vijat e kuqe dhe të bashkëpunojnë dhe të ndërtojnë qeverinë, një qeveri stabile do të ishte më e mira dhe të merren me temat kryesore që po e presin Kosovën. Ta kemi parasysh që rrethanat gjeopolitike kërkojnë që sa më parë të formohet qeveria dhe të merret me obligimet që i ka”, thekson Magbule Shkodra.

Ndërsa, analisti Blerim Burjani thotë se LDK-së nuk i konvenon qeveria, pasi do të jetë e përkohshme dhe nuk e ka presidentin, andaj LDK nuk dëshiron të digjet.

“LDK-së nuk i konvenon për shkak se kjo Qeveri është e përkohshme vetëm 1 vit. Pa pasur marrëveshje se kush do të zgjedhet president i shtetit, nuk ka nevojë LDK të hyjë në një koalicion me VV-në, po edhe të hyjë, pra problemi kryesor është se një qeveri e tillë është jetëshkurtër, nuk ia vlen LDK të hyjë e të digjet, po edhe nëse ia jep VV pozitën e kryeministrit”, u shpreh ai.

Burjani tregon se pse partitë nuk futen në koalicion me VV-në.

“VV gjendet në një situatë komplekse politike, e padëshirueshme nga e tërë opozita, edhe shkaqet po dihen, qeverisja e dobët katërvjeçare dhe politika e jashtme e bërë lëmsh nga VV e frikëson LDK-në kur t’i shtohet edhe marrëveshja e Ohrit shumë e dëmshme, edhe statuti për Asociacionin i hartuar nga BE e pamundëson plotësisht hyrjen edhe të LDK-së apo PDK-së apo AAK-së në një koalicion me VV-në që përveç numrave dhe përqindjes që ka VV, asgjë tjetër nuk ka. Statuti evropian për Asociacion e pamundëson plotësisht që vetëm LDK të merret me një problem të madh dhe të pakalueshëm një situatë e tillë pa konsensus nacional për asociacionin e komunave serbe dhe statutin çon drejtpërdrejt në zgjedhje të jashtëzakonshme, pra tash pak ka rëndësi çka flasin dhe fyhen dhe shahen në rrjetet sociale simpatizantëve të dy partive. Rrethanat aktuale janë shumë komplekse dhe të paqëndrueshme kur t’i shtohen edhe rrethanat tjera pamundëson opozitën të hyjë në koalicion”, theksoi analisti Blerim Burjani.

JU REKOMANDOJMË

Lulzim Peci për reagimet e pushtetit ndaj Supremes: Qeveria po kalon në diktaturë, kapje e shtetit me zor
Lajme

Peci: Koalicioni me VV-në është kyç për LDK-në

13/01/2026 - 22:59
LDK: Kjo është Qeveri e propagandës
Kryesore

Befason deputeti i LDK-së: LDK beson që duhet bërë koalicion e të formohen institucionet

13/01/2026 - 22:47
A po e rrezikon debati për pensionet qeverinë në Gjermani?
Lajme

Kancelari gjerman Merz paralajmëron: Udhëheqja iraniane është në ditët e saj të fundit

13/01/2026 - 22:23
Kina i bën thirrje Kanadasë që të largohet nga ndikimi i ShBA-së
Lajme

Kina i bën thirrje Kanadasë që të largohet nga ndikimi i ShBA-së

13/01/2026 - 22:17
Matoshi: Vetëvendosje do të humbasë deri në 12% të votave për shkak të përplasjeve me ShBA-në
Lajme

Halil Matoshi: Kosovës i duhet president konsensual për ndarjen e përgjegjësisë

13/01/2026 - 22:01
Valon Syla: Abdixhiku s’ka çka jep ma shumë, kjo dorëheqje që e tha sonte është më shumë lutje
Lajme

Valon Syla: Abdixhiku s’ka çka jep ma shumë, kjo dorëheqje që e tha sonte është më shumë lutje

13/01/2026 - 21:42

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Nuk e dinit! Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Momenti kur ndodh puthja e parë mes Dolces dhe Limit (VIDEO)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Skandali i licencës së uzurpuar: Inspektoriati mbylli Njësinë e Sterilizimit dhe gjobiti United Hospital të Fatos Kojqiqit (Video)

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Momenti kur Blero me Tarën e djegin dasmën me një vallëzim(VIDEO)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë