Problemi i qenëve endacak po vazhdon me vite të mbetet shqetësim i madh për qytetarët e Kosovës, pasi që ka sulme të vazhdueshme nga ta për kalimtarët.
Veriui.info mëson se para pak minutash qentë endacak kanë sulmuar disa persona në oborrin e ShSKUK-së, ku një person nga Suhareka ka pësuar lëndime.
Siç mëson Veriu.info, një person nga Suhareka është kafshuar në këmbë nga qentë endacak, ku më pas ka marrë trajtim mjekësor në emergjencën e ShSKUK-së.
Përveç tij, qentë endacak kanë sulmuar edhe disa gra në oborr të ShSKUK-së, por të cilat fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime.
Ndryshe, sot Veriu.info ka raportuar se si komuna e Prishtinës i ka dhënë tender për furnizim me ushqim të pikave ushqyese të qenëve endacak një kompanie që merret me inxhinieri, hidraulik e suvatime.