Gjykimit special në Hagë fundi mund ti vie në fillimin e 2026-tës. Kështu deklaroi avokati Artan Qerkini.
Megjithatë, sipas tij kjo varet edhe prej faktorëve tjerë.
“Në bazë të rrjedhave të deritanishme, epilogu mund të pritet ndoshta nga fillim i vitit që vjen. Kjo do të varet nga shumë faktorë, nga kohëzgjatja e dëshmive të dëshmitarëve të ftuar nga mbrojtja, e procedura mund të zvarritet edhe nga vet thirrja e dëshmitarëve, fjalët përfundimtare që do të marrin shumë kohë”, tha ai në Kanal10.