Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Qeveri më të poshtër s’ka me pasë Kosova” – Supremja pranon ankesën e PDK-së, refuzon të VV-së

29/09/2025 - 16:07
në Lajme
A A
Lushtaku: Veç një qeveri e drejtuar nga Albin Kurtoviq, bën një përjashtim të tillë ndaj Skenderajt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Supreme e Kosovës, ka pranuar si të themeltë ankesën e subjektit politik të Partisë Demokratike të Kosovës, ku ka ndryshuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i datës 23.09.2025, dhe u vendos po ashtu që të refuzohet e pathemeltë ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje e datës 20.09.2025.

Nga shkresat e lëndës rezulton se më datë 20 shtator PZAP-i, ka pranuar një ankesë nga LVV. Nga ana tjetër, PDK, ka ushtruar përgjigje në ankesë, me të cilën e ka kundërshtuar në tërësi ankesën e subjektit politik, Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Klankosova.tv.

Pas pranimit të përgjigjes në ankesë të PDK-së, PZAP-i, ka nxjerr vendimin ZL.Anr.49/2025, të datës 23.09.2025, me të cilën e ka aprovuar ankesën e VV-së duke vendosur si në dispozitiv të vendimit të ankimuar.

PZAP, në arsyetim të vendimit të saj ndër të tjera ka theksuar se:

“Paneli, pas shikimit të provave përkatësisht link-ut të ofruar si provë materiale, ka vërejtur se në tubimin e subjektit politik PDK, të mbajtur në Skenderaj, kandidati për kryetar të Komunës së Skenderaj, Sami Lushtaku, në tubimin me qytetarë të mbajtur në këtë qytet më datë 19.09.2025, për qëllime elektorale, ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese, duke deklaruar “Qeveri më të poshtër, Qeveri ma mashtruese, Qeveri më antikombëtare nuk besoj që ka me pas Kosova”. Andaj për Panelin përdorimi i një gjuhe të tillë është në kundërshtim me nenin 34 paragrafi 1 nën paragrafi 1.11, të Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, në të cilin nen në mënyrë decidive thuhet se: “Gjatë periudhës së fushatës, subjekti politik, mbështetësit ose kandidatët e tij, ndalohen nga bërja e ndonjërës si në vijim: 1.11. përdorimi i gjuhës, në formën e shkruar ose gojore, që nxit ose provokon, ose që mund të nxisë ose provokojë, një person tjetër për të kryer një akt të dhunës kundër personave tjerë ose pasurisë, ose e cila nxit apo mund të nxisë urrejtje kundrejt të tjerëve, ose duke publikuar ose përdorur fotografi, simbole ose çfarëdo lloj materiali tjetër që ka ose mund të ketë ndikim të tillë””.

Lidhur me këtë, Gjykata Supreme e Kosovës, ka vlerësuar se PZAP nuk ka arritur të konstatojë drejtë dhe saktë gjendjen faktike dhe nuk e ka zbatuar drejtë të drejtën materiale, për faktin se nga provat që gjenden në shkresat e lëndës nuk rezulton se kemi të bëjmë me shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e Tyre dhe Kandidatët, prandaj ankesa e subjektit politik është aprovuar si e bazuar, ndërsa vendimi i PZAP-së është ndryshuar.

JU REKOMANDOJMË

Nisin hetimet për spitalin gjinekologjik “Kestrina”, shkak operimi për heqjen e cistës
Lajme

Nisin hetimet për spitalin gjinekologjik “Kestrina”, shkak operimi për heqjen e cistës

29/09/2025 - 22:03
Artan Abrashi: “Komuna e Prizrenit vuan për ujë, krejt qeverisja ishte e fokusuar në një pjesë estetike”
Lajme

Artan Abrashi: “Komuna e Prizrenit vuan për ujë, krejt qeverisja ishte e fokusuar në një pjesë estetike”

29/09/2025 - 21:56
Përplasje mes Mehollit dhe Tahirit: “Në vend të “Forcës” bën tifo për “Torcidën”, “Forca ka protestuar kundër teje sa ishe kryetar”
Lajme

Përplasje mes Mehollit dhe Tahirit: “Në vend të “Forcës” bën tifo për “Torcidën”, “Forca ka protestuar kundër teje sa ishe kryetar”

29/09/2025 - 21:41
Meholli i VV-së akuzon Tahirin e LDK-së se nuk bëri asgjë për ujin e pijshëm: Zgjerimi të rrjetit pati gjatë bashkëqeverisjes me LDK
Lajme

Meholli i VV-së akuzon Tahirin e LDK-së se nuk bëri asgjë për ujin e pijshëm: Zgjerimi të rrjetit pati gjatë bashkëqeverisjes me LDK

29/09/2025 - 21:22
Xhafer Tahiri ju kërkon falje qytetarëve dhe e pranon se dështoi të sigurojë ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë gjatë mandatit të tij
Lajme

Xhafer Tahiri ju kërkon falje qytetarëve dhe e pranon se dështoi të sigurojë ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë gjatë mandatit të tij

29/09/2025 - 21:15
“ShBA-ja dhe BE-ja, nuk e njohin më Kurtin si kryeministër”, thotë Muhaxheri
Kryesore

Ambasada e SHBA e hapur për përmirësim raportesh, por kërkon hapa konkretë nga Kurti

29/09/2025 - 21:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “5-10 mijë Euro për patent shofer”, ish-zyrtarja policore rrëfen për torturat, presionin psikologjik e vendimet e kundërligjshme brenda Policisë

    “5-10 mijë Euro për patent shofer”, ish-zyrtarja policore rrëfen për torturat, presionin psikologjik e vendimet e kundërligjshme brenda Policisë

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Qeveri më të poshtër s’ka me pasë Kosova” – Supremja pranon ankesën e PDK-së, refuzon të VV-së

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ky është i dyshuari për aksidentin e rëndë me fatalitet në Suharekë, në veturë kishte shishe birre

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nga 12 tetori sistem i ri, hyrje e dalje nga BE pa vula në pasaportë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mediat në Shqipëri raportojnë se është arrestuar mjeku psikiatër nga Kosova – përndiqte moderatoren e sportit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë