Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër pas miratimit që i dha Qeveria e Kosovës rritjes së çmimit të energjisë.
Haradinaj e ka cilësuar këtë veprim si të papranueshëm dhe në dëm të qytetarëve.
Ai gjithashtu ka kritikuar ashpër Qeverinë për mos pagesën e orëve shtesë për policët.
“Nuk është qeveri e Kosovës ajo që në mesnatë pajtohet për rritje të çmimit të energjisë, e për dritë të diellit pajtohet t’u mohohet paga e orëve shtesë të policisë. Kjo është një qeveri satelit i Serbisë,” ka shkruar Haradinaj në profilin e tij zyrtar në Facebook.