Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro si shpërblim për Kombëtaren e Kosovës në futboll, pas fitores së rëndësishme ndaj Sllovakisë në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.
“Me shumë krenari për kombëtaren tonë sot ndajmë shpërblimin prej 500 mijë euro. Uroj fort që djemtë tanë shembullorë të fitojnë finalen e madhe të play-off-it dhe ta jetësojnë ëndrrën e Botërorit. Një fitore nesër do të përbënte arsye për t’u mbledhur dhe do të ndajmë edhe 1 milion euro për përfaqësuesen tonë në futboll. Po zotohemi sot se, nëse shkojmë tutje dhe kualifikohemi, do të ketë shpërblime që nuk ua merr mendja”, ka thënë Kurti.











