Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria “mobilizohet” për ditën kur mbahet referendumi- Shumë pjesëtarë të Policisë ftohen që të dielën të dalin në punë

14/01/2022 - 20:30
në Kryesore, Lajme
A A
Qeveria “mobilizohet” për ditën kur mbahet referendumi- Shumë pjesëtarë të Policisë ftohen që të dielën të dalin në punë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të dielën më 16 janar do të mbahet Rreferendumi në Serbi, ku qytetarët serb përmes një PO-je ose JO-je do të vendosin për ndryshimet Kushtetutese të këtij vendi.

Aktualisht krerët e shtetit kosovar si Presidentja, kryeminsitri dhe kryetari i Kuvendit kanë një qëndrim të betonuar se ky referendum nuk mund të organziohet edhe në Kosovë meqë sipas tyre direkt shkelet sovraniteti i republikës sonë, përfshirë këtu edhe Kushtetutën e vendit.

Presioni i vendeve mike të Kosovës, si ato të QUINT-it ka vazhduar mbi Qeverinë, Presidencën dhe Kuvendin në mënyrë që të lejohet organizimi i referendumit edhe shtetasit serb që jetojnë në Kosovë, për të votuar për ndryshimet kushtetuese të Serbisë, e që kanë të bëjnë me reformat në drejtësi, me qëllim që legjillacioni i shtetit serb të përafrohet me ato të vendeve të Bashkimit Evropian.

Gjithçka që është zyrtare e dihet deri në këto momente është se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ftuar një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të shtunën në orën 14:00, ku pas debatit parlamentar synohet edhe nxjerrja e një rezolute në Kuvend përmes së cilës do të konfirmohet edhe njëherë qëndrimi se organizimi i referendumit serb në Kosovë është jashtë çdo ligji dhe kushtetutës së vendit.

Në një vijë me qëndrimin e Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe Glauk Konjufcës janë edhe ldieret e partive opozitare si Memli Krasniqi i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së.

Që të tre liderët e opozitës janë kategorikë se një referendum i tillë nuk duhet të lejohet të mbahet në Kosovë.

Por çka pritet të ndodhë të dielën në Kosovë?

Burime të Gazeta Blic brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme që drejtohet nga Xhelal Sveçla, kanë zbuluar një detaje interesant.

E, këto detaje kanë të bëjnë se disa pjesëtarë të policisë së Kosovës, prej njësive të ndryshme janë ftuar që të dielen të dalin në punë.

“Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës të njësive të ndryshme tashmë janë njoftuar se këtë të diel duhet të dalin në punë”, ka thënë ky burim i Gazetës brenda MPB-së.

Ky burim nuk ka mundur të saktësoj se sa është numri i policëve që janë lajmëruar se duhet të jenë në punë këtë të diel.

” E di se ftesa për të dal në punë lidhet me referendumin e paralajmëruar nga ana e Serbisë me 16 janar…..”, ka shtuar tutje ky burim.

Gazeta ka provuar të flas me zyrtarë të MPB-së por qasja ka qenë e pamundur meqë askush nuk është lajmëruar.

Njësoi kanë vepruar edhe zyrtarë për media në policinë e Kosovës.

 

JU REKOMANDOJMË

Detaje tragjike për vdekjen e 26 vjeçarës në Prizren/ U dërgua dy herë në emergjencë, dyshohej se kishte gëlltitur narkotikë

Detaje tragjike për vdekjen e 26 vjeçarës në Prizren/ U dërgua dy herë në emergjencë, dyshohej se kishte gëlltitur narkotikë
16/11/2026 - 12:12

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prizren, ku një grua e re ka humbur jetën pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë intervistimit nga hetuesit e njësisë...

Më shumëDetails

Ministrja Rizvanolli tregon arsyet e vendimit për ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe

Hapen konkurse në gjashtë ndërmarrje publike, Rizvanolli: Aplikoni
16/11/2026 - 11:55

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, si kundërmasë...

Më shumëDetails

Osmani e ashpër për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Ky pushtet i largoi miqtë e Kosovës, nesër mund të ketë goditje edhe më të rënda!

Kurti s’e komenton deklaratën e djeshme të Osmanit për dinarin: Duhet të presim ta përfundojnë takimet në Bruksel
16/11/2026 - 11:32

Ish presidentja e Kosovës, tashmë deputete e LDK-së, Vjosa Osmani ka reaguar pas interpretimit në Bruksel të një melodie nga një këngë nacionaliste serbe, në të cilën Kosova...

Më shumëDetails

Pas vendimit të Kurtit, reagon Janina Ymeri: More patriota, s’keni flokë në kry sa keni thanë nuk ka tregti me kompani serbe!

Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
16/11/2026 - 10:59

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar menjëherë pasi Qeveria Kurti paralajmëroi ndërprerjen e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, si kundërpërgjigje ndaj Serbisë për bllokimin e...

Më shumëDetails

Fadil Fazliut niset për në Hagë: Pres dëshmimin e pafajësisë sime dhe të gjithë çlirimtarëve

Fadil Fazliut niset për në Hagë: Pres dëshmimin e pafajësisë sime dhe të gjithë çlirimtarëve
16/11/2026 - 10:43

Fadil Fazliu ka njoftuar se sot është nisur për në Hagë, pasi nesêr pritet të shpallet verdikti për rastin Thaçi 2, ku njëri ndër të akuzuarit është edhe...

Më shumëDetails

“Po përdoret si perde tymi për reduktimet që na presin”, Ramadani komenton vendimin e Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbi

Ramadani: Policia bëri mirë me planin, sa më shumë që demokratizohet Kosova, çështja e sigurisë për zgjedhje s’do të jetë temë
16/11/2026 - 10:25

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe. Për këtë vendim, Ramadani ka thënë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur …

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dje ia uroi ditëlindjen Bashkim Osmanit të “Felix”-ave, sot Astrit Haraqija përfundoi në pranga për rastin e drogës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Nga politika te prangat: Kush është Astrit Haraqija, ish-ministri i arrestuar në aksionin antidrogë?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Operacioni antidrogë “Heshtja”/ Këta janë pesë personat e arrestuar, në mesin e tyre edhe Astrit Haraqija

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë