Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Vigan Qorolli, e ka quajtur “përmbysje të rendit juridik” Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për antikushtetuetshmërinë e zgjedhjes së Nenad Rashiqit Nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, pa qenë i propozuan nga radhët e komunitetit serb.
Qorolli në “Debat Plus” tha se vendimi i Kushtetueses është “i paprecedentë”.
“Gjykata Kushtetuese aludoi në Listën Serbe, veç që po i mungon emri aty. Dhe, ndërkohë që është përmbysje e rendit juridik. Për arsye se në demokraci kushtetuese, sidomos në vendet ish-komuniste…standardet juridike të llojit të tillë të kushtetuese janë të paprecedenta”, tha ai.












