Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Quni: Në qoftë se ushtria e Serbisë do të kryente agresion mbi Kosovën, do të pësonte humbje të thellë nga trupat e NATO-s

30/09/2023 - 21:25
në Kryesore, Lajme
A A
Quni: Në qoftë se ushtria e Serbisë do të kryente agresion mbi Kosovën, do të pësonte humbje të thellë nga trupat e NATO-s
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shteti i Serbisë vazhdimisht po bën provokime ndaj Kosovës, ku së fundmi ka sjell ushtrinë afër kufirit të Kosovës, e për këtë veprim pati reagime të shumta nga SHBA-të dhe BE-ja.

Në lidhje me këtë situatë në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur edhe deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës Anton Quni, njëherit edhe anëtarë i Komisionit për Çështjen Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ai ka theksuar se lëvizja e trupave të Serbisë drejt Kosovës shkakton pasiguri dhe frikë ndaj qytëtarëve të Kosovës, sepse ngjallin kujtime dhe përjetime të krimeve të kryera po nga e njëjta ushtri gjatë kohës së luftës.

“Përkundër kësaj, lëvizja e trupave në drejtim të Kosovës shkakton pasiguri dhe frikë ndaj qytetarëve të Kosovës, nga fakti se ngjallin kujtimet dhe përjetimet e krimeve të kryera nga e njëjta ushtri, para njëzet e katër vjetëve, mbi civilët dhe popullatën e pambrojtur, dhe në drejtimin tjetër ushqen nacionalizmin serb”, tha ai për Gazeta Blic.

Tutje Quni thotë se në qoftë se ushtria e Serbisë do të kryente agresion mbi Kosovën, do të pësonte një humbje të thellë nga trupat e NATO-s, aleatët tanë dhe forcat tona.

“Në qoftë se Ushtria e Serbisë do të kryente agresion mbi Kosovën, do të pësonte humbje të thellë nga trupat e NATO-s, aleatët tanë dhe forcat tona”, shtoi ai.

Ai thotë se neutralizimi i grupit terrorist pas të cilit qëndronin autoritetet shtetërore të Serbisë, ishte një goditje e madhe për kreun e Serbisë dhe terroristëve.

“Neutralizimi i grupit terrorist, pas të cilit qendronin autoritetet shtetërore të Serbisë, ishte një goditje e fuqishme ndaj vetë terroristëve, por edhe ndaj kreut të Serbisë. Prandaj, me demonstrimin e forcave ushtarako-policore, përpiqen ta minimizojnë turpin e përjetuar”, u shpreh Quni.

JU REKOMANDOJMË

Parregullsi në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues në QKUK, SHSKUK suspendon katër punonjës!

Parregullsi në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues në QKUK, SHSKUK suspendon katër punonjës!
15/11/2026 - 13:44

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues në Qendrën Klinike...

Më shumëDetails

Janina Ymeri: Konsumatorët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22.4% më shtrenjtë rrymën

Janina Ymeri: Konsumatorët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22.4% më shtrenjtë rrymën
15/11/2026 - 13:31

Janina Ymeri ka ngritur shqetësimin për dallimet në tarifat e energjisë elektrike ndërmjet komunave me shumicë shqiptare dhe atyre me shumicë serbe në veri të Kosovës. Përmes një...

Më shumëDetails

Vetura ia godet garazhin një qytetari në Druar të Vushtrrisë, pronari raporton dëme të mëdha materiale

Vetura ia godet garazhin një qytetari në Druar të Vushtrrisë, pronari raporton dëme të mëdha materiale
15/11/2026 - 13:04

Një qytetar nga fshati Druar i Vushtrrisë ka raportuar se një veturë ka hyrë në garazhin e tij, duke ia dëmtuar veturën e parkuar dhe murin e objektit....

Më shumëDetails

Policia ua prish “matematikat” grupit të kokainës në Prishtinë, gjashtë të arrestuar – sekuestrohen Porsche, Rolex dhe asete mbi 300 mijë euro

Policia ua prish “matematikat” grupit të kokainës në Prishtinë, gjashtë të arrestuar – sekuestrohen Porsche, Rolex dhe asete mbi 300 mijë euro
15/11/2026 - 12:33

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë në rajonin e Prishtinës, ku ka goditur një grup të organizuar të dyshuar për trafikim dhe shpërndarje të...

Më shumëDetails

Osmani i “kapet” Haxhiut për Rugovën: As vitet e okupimit, as lufta dhe as vitet e pasluftës nuk mund të shkëputen nga roli i tij historik në ndërtimin e shtetit tonë!

Osmani i “kapet” Haxhiut për Rugovën: As vitet e okupimit, as lufta dhe as vitet e pasluftës nuk mund të shkëputen nga roli i tij historik në ndërtimin e shtetit tonë!
15/11/2026 - 12:17

Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpjekje të koordinuara për ta denigruar rolin e Presidentit Rugova”, duke iu referuar deklaratave të gazetarit Baton...

Më shumëDetails

Arratisje gjatë natës nga Qendra Edukative-Korrektuese në Lipjan, 19-vjeçari ende në kërkim

Arratisje gjatë natës nga Qendra Edukative-Korrektuese në Lipjan, 19-vjeçari ende në kërkim
15/11/2026 - 11:31

Një 19-vjeçar është arratisur gjatë natës nga Qendra Edukative-Korrektuese në Lipjan, duke u larguar në drejtim të panjohur. Arratisja ka vënë në lëvizje njësitë policore, të cilat kanë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Akuzat për foton e Titos: Surroi i quan trillime deklarimet e Baton Haxhiut, e akuzon për lidhjet e tij me Shërbimin Sekret

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ministria gjen shkelje në QPS-në në Pejë në rastin e Arlinda Zekajt, rekomandon masa disiplinore ndaj dy zyrtarëve

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • 400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti përfundon në polici

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë