Rastet e shitjes së produkteve ushqimore me sasi më të vogla se sa shkruan në tiketën përshkruese, janë të shpeshta në Kosovë.
Lexues të Veriu.info sot kanë raportuar se mielli i blerë i fabrikës M&Sillosi që është pjesë e Devolli Corporation, ka dalë të jetë në sasi më të vogël se sa shkruan në thes.
Punëtori i një restoranti (emër i njohur për redaksinë) në Ferizaj, ka thënë se vazhdimisht has në peshë më të vogël në thasët e miellit FINNESA të fabrikës M&Sillosi.
Lexuesi i Veriu.info e ka demonstruar me video në momentin e blerjes sasinë e miellit, ku dëgjohet edhe me zë duke bashkëbiseduar me shitësin e miellit.
Në video shihet se njëri thes i miellit i Tipit 400 peshon 24.5 kg, e jo siç shkruan në thes 25 kg.
Ndërsa, thesi i miellit Tip 400 peshon 24.4 kg apo shprehur me përqindje 2.4% më pak se sa shkruan në thes, raporton Veriu.info
Qytetari me ironi dëgjohet duke thënë: “MashAllah sa mirë, shumë të fortë jeni”./Veriu.info
Shikoni VIDEON KËTU