Analisti politik ,Gazmir Raci, në një prononcim për GazetaBlic, komentoi deklaratën e Presidentes, Vjosa Osmani, ku gjatë një takimi me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, kishte thënë se heqja e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, do ta kishte bërë të barabartë dialogun në Bruksel.
Ai tha se heqja e masave ndëshkuese të BE-së e bënë të barabartë dialogun sepse jemi të sanksionuar padrejtësisht.
“Natyrisht që e bënë të barabartë heqja e masave ndëshkuese të BE-së dialogun në Bruksel sepse ne jemi të ndëshkuar padrejtësishtë edhe Serbia e cila ka mbështetur grupin e Radojiçiqit edhe financiarisht edhe ushtarakisht në asnjë moment nuk është ndëshkuar për asnjë veprim”, deklaroi ai.
Raci tha se Serbia ka dërguar edhe një letër në Bruksel dhe se ende vazhdon të mos ketë ndonjë ndëshkim.