KQZ sot ka shpallur rezultatet përfundimtare për kryetarë komunash. Kryetari Kreshnik Radoniqi ka thënë se rezultatet përfundimtare për komunën e Prishtinës, Junikut dhe Mamushës do të shpallen në ditët në vijim. Ai nuk dha një datë të saktë.