Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Rakiq ka një krah të thyer dhe disa qepje në kokë”

19/10/2024 - 12:06
në Kryesore, Lajme
A A
“Rakiq ka një krah të thyer dhe disa qepje në kokë”

Beograd, 1. avgusta 2022. - Direktor Kancelarije za Kosovo i Metohiju Petar Petkovic i predsednik Srpske liste Goran Rakic odrzali su vanrednu konferenciju za medije u Vladi Srbije. FOTO TANJUG/ MILOS MILIVOJEVIC/ bg

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Marko Jakshiq, mjek dhe politikani serb nga Kosova në një intervistë për gazetën Nova ka deklaruar se është “sekret publik” se ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është rrahur në Mitrovicë.

Jakshiq thotë se në bazë të informatave që posedon, Rakiq ka një krah të thyer dhe një numër të madh të qepjeve në kokë dhe aktualisht po trajtohet në shtëpi.

“Po, ai u rrah. Është një sekret publik. Ai ka marrë ndihmë dhe është liruar për mjekim në shtëpi. Pse qeveria nuk e pranon publikisht është një pyetje tjetër. Ndoshta sepse është ‘nusja e tyre’. Ju e dini që unë kam qenë drejtor i spitalit dhe se shumë kolegë të mi punojnë atje. Pra, njeriu ynë është rrahur, ka një krah të thyer dhe një numër të madh të qepjeve, para së gjithash në kokë. Thuhet se dy veta e kanë rrahur, por askush nuk thotë se kush janë ata”, ka thënë Jakshiq.

“Tani pse u rrah Rakiq? Unë vetëm mund të hamendësoj dhe supozoj se janë të përfshira disa marrëdhënie personale”, tha Jakshiq ndërsa theksoi se njerëzit janë të zemëruar me Listën Serbe.

Jakshiq është përgjigjur edhe pyetjes se nëse prapa sulmit qëndron terroristi Milan Radoiçiq.

“Nëse Milan Radoiçiq do ta bënte, do ta bënte shumë më lehtë në Beograd. Tani pse u rrah Rakiq? Unë vetëm mund të hamendësoj dhe supozoj se përfshihen disa marrëdhënie personale. Ai ka qenë në krye të Listës Serbe për një kohë të gjatë. Nuk e ka ndihmuar askënd, por sigurisht ka dhënë premtime. Edhe një gjë tjetër, njerëzit janë të zemëruar me Listën Serbe”, ka thënë Jakshiq.

Jakshiq i cili ka qenë drejtori shumëvjeçar i spitalit në Mitrovicë ka folur edhe për atë se çfarë fati e pret shëndetësinë dhe arsimin në veri të Kosovës dhe pse serbët i frikësohen Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

“Për ne, Asociacioni është i rrezikshëm sepse është një mashtrim i madh ndaj serbëve. Tani shëndetësia dhe arsimi janë ende në sistemin e shtetit serb. Drejtorët e spitaleve dhe qendrave shëndetësore emërohen nga Ministria e Shëndetësisë e Serbisë. Qeveria e Serbisë emëron anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Universitetit. Në rast të formimit të Asociacionit, gjithçka do të bie në juridiksionin e Asociacionit, i cili do të funksionojë në kuadër të sistemit juridiko-politik të Kosovës. Në këtë mënyrë shëndetësia dhe arsimi, de fakto do të kalojnë në duart e Prishtinës”, është shprehur ai.

Ndryshe, mediat kanë raportuar se Rakiqin në spital e ka dërguar ish-bashkëpartiaku, Igor Simiq.

Ndërkohë, raportohet se dy hetues policorë e kanë vizituar Rakiqin në banesën e tij dhe i kanë kërkuar të kthehet në spital për të bashkëpunuar në hetimet lidhur me rastin, kërkesa të cilat ai i ka refuzuar.

JU REKOMANDOJMË

PE miraton raportin për Shqipërinë: Mbështetje për reformat dhe anëtarësimin në BE
Lajme

PE miraton raportin për Shqipërinë: Mbështetje për reformat dhe anëtarësimin në BE

09/07/2025 - 16:19
Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit
Lajme

Sjellja e Deharit të VV-së në Kuvend, profesori Krasniqi: Ky njeri do të mbahet mend si armik i parlamentarizmit

09/07/2025 - 16:09
Njëri sot e theri kolegun në zyrë, kjo është dosja kriminale e djemve problematik të Sabit Gecit
Lajme

Njëri sot e theri kolegun në zyrë, kjo është dosja kriminale e djemve problematik të Sabit Gecit

09/07/2025 - 15:55
Asnjë shenjë për konstituimin e Kuvendit
Lajme

Asnjë shenjë për konstituimin e Kuvendit

09/07/2025 - 15:47
ZRrE: Gjykata ka refuzuar kërkesat e PDK-së dhe OEK-ut për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut
Ekonomi

ZRrE: Gjykata ka refuzuar kërkesat e PDK-së dhe OEK-ut për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut

09/07/2025 - 15:39
Avokati i njërit polic: Herët të flitet për fajësi, policët kryen punën
Lajme

Avokati i njërit polic: Herët të flitet për fajësi, policët kryen punën

09/07/2025 - 15:33

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

    Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Djali i Sabit Gecit ther me thikë kolegun e tij të punës, arratiset

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Viktima e therur nga djali i Sabit Gecit është anëtar i Kryesisë së PDK-së në Lipjan

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë, jetonte i vetëm

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Arrestohen në Shipol të Mitrovicës personat që ia vunë flakën diskotekës “Gate” në Prishtinë (F.S. dhe M.M.)

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë