Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama del te protestuesit: Ministër qiti paret menjëherë, leni inatet hajde bëhemi bashkë për popullin

25/11/2025 - 13:38
në Lajme
A A
Rama del te protestuesit: Ministër qiti paret menjëherë, leni inatet hajde bëhemi bashkë për popullin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas një konference për media, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i është bashkuar punëtorëve të “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë nga ku theksoi se zgjidhja ekziston por që Ministria e Financave sipas tij po i mbanë jashtëligjshëm 35 milionë eurot e kryeqytetit.

Rama i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe ministrit ën detyrë të Financave, Hekuran Murati që të reflektojnë e të lënë inatet politike dhe të bëhen bashkë për popullin, në këtë mënyrë që bëhet edhe zgjidhja për punëtorët të cilët presin zgjidhjen nga ta.

“35 milionë euro që mbahen jashtëligjshëm në Ministrinë e Financave, mundeni me u pagu sot, tash në këtë moment. Nuk ka asgjë që e ndalë pagesën e 35 milionëve tash, menjëherë e që me u pagu operatori publik dhe privatë dhe mos me i lënë këta njerëz në rrugë. Mos me i lënë qytetarët pa shërbime, mos me i lënë shkollat pa rrymë e asnjë qytetarë pa shërbime publike. këtë mundësi e ka ministri i Financave në detyrë dhe prapë refuzon ta bëjë. Dje në konferencë dje hynte në tema të tjera e që nuk kanë të bëjnë me problemin. Problemi është pagesa. Paguaji paratë e kryeqytetit dhe paguhen të gjithë operatorët dhe të gjitha rrogët, këtë mundësi e ka tash, dje dhe me muaj të tërë. I mban paratë jashtëligjshëm. Për këtë arsye kemi bërë edhe kallëzim penal ndaj tij dhe tre zyrtarëve. Çdo temë tjetër është me i qitë hi syve qytetarëve, juve, popullit. Qiti parët ministër, menjëherë. Ne kemi marrë dhe masa tjera, kemi thirrë dhe seancë të jashtëzakonshme për të enjten por edhe fondet prej 28 milionë tjera përveç 35 milionëve që janë bartje prej viteve të kaluar asamblistët që e bllokuan herën e kalume kanë tregu që janë për me votu dhe fondet me u marrë. Fakti është se 35 milionë euro vetanake mbahen në mënyrë jo ligjore nga ministri”, tha Rama.

Ai pyeti se cka po fsheh ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati meqenëse dje (e hënë) nuk pranoi ta takojë atë, por vetëm përfaqësuesit e shoqatave. Ai kërkoi nga Murati që t’i alokojë sa më parë mjetet.

“Ju lus me reflektu dhe mos me pasë… po thojmë që s’ka fonde kryeqytetit, zgjedhjen duhet me gjet por ja që ka. Fondet janë, por ai nuk reflekton. Gjithë këta njerëz kanë familje që duhet me pagu për ushqim, për transport për tesha.. kanë babë, nanë, kanë nevoja, e jo si ti ministër që ke paratë e tua. Paguaji paratë e kryeqytetit tash. Nëse do me gjet tjera forma për me dalë aty ku je hy, unë jam i gatshëm, hajde takohemi, këtu, në Qeveri. A i thash hajde takohemi? Ke thënë nuk takohem me komunë, pse nuk takohesh, çka po fsheh ministër? Leje gënjeshtrat e rrenat e shumta që po i bënë. Dje ju thash ejani takohemi e diskutojmë. Pse? Se mundemi, nuk është problem e po bëheni problem për inate puro politike. Mos të mbajmë inate ministër në detyrë, kryeministër në detyrë. Të bëhemi bashkë për këtë popull, leni partitë politike. Bëhemi bashkë dhe mundemi menjëherë me bo zgjidhjen”, tha Rama./Indeksonline/

JU REKOMANDOJMË

VV kundër: Mbështet buxhetin që s’parasheh dërgimin e fletëvotimeve orgjinale, por në email
Kryesore

KQZ miraton buxhetin për zgjedhjet me amandamentin e propozuar nga PDK

25/11/2025 - 14:32
Shala: Pushtetit i leverdisë dënimi i djemve tanë në Hagë
Lajme

Shala për Lladrovcin: Kryetar e kanë bo edhe votat e VV e LDK-së

25/11/2025 - 14:31
VV kundër: Mbështet buxhetin që s’parasheh dërgimin e fletëvotimeve orgjinale, por në email
Lajme

PDK në KQZ kërkon që fletëvotimet t’iu dërgohen fizikisht diasporës

25/11/2025 - 14:17
VV kundër: Mbështet buxhetin që s’parasheh dërgimin e fletëvotimeve orgjinale, por në email
Kryesore

VV kundër: Mbështet buxhetin që s’parasheh dërgimin e fletëvotimeve orgjinale, por në email

25/11/2025 - 14:13
Kelmendi padit KPK-në, kërkon anulimin e vendimit për shkarkim nga pozita e U.D. Kryeprokurorit
Lajme

Kelmendi padit KPK-në, kërkon anulimin e vendimit për shkarkim nga pozita e U.D. Kryeprokurorit

25/11/2025 - 13:54
Deputeti i VV-së kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë: E tmerrshme, e papranueshme
Kryesore

A do të nënshkruhet nesër koalicioni me PDK-në? Ja çfarë thotë Eman Rrahmani

25/11/2025 - 13:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    Historia e dhimbshme e influenceres që iu bashkua BBVK4

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Bekim Feka – qytetarit që e incizoi punëtorin pa masa sigurie: “A kur te she njeri qe inqizon direkt e ta q…. nanen tull kry…”

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ky është reagimi i Ramiz Lladrovcit pas fjalëve të Bedri Hamzës për të

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Abdixhiku i reagon Osmanit pasi ajo bëri me gisht kah ish-opozita për buxhetin, e zbulon çfarë i kishte propozuar

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Publikohet përgjigja e Kurtit për RTK-në

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë