Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar në lidhje me situatën pas shembjes së rrugës në kryeqytet.
Ai ka thënë se ka filluar mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefen Kurti”.
“Ekipet e Kryeqytetit kanë filluar mbushjen e gropës në rrugën “Don Shtjefen Kurti”. Lusim qytetarët që të evitojnë lëvizjen në këtë zonë deri në stabilizimin e plotë të situatës”, ka shkruar Rama.
Postimi i plotë:














