Nga Asambleja e PS, kryeministri shqiptar, Edi Rama i hapi rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës.
Rama kërkoi të bëhet shkarkimi i menjëhershëm i Veliajt, teksa propozoi si kandidate për kryebashkiake, ministren aktuale të Arsimit, Ogerta Manastirliu.
”Vijmë te emergjencat e Tiranës. Pas 7 muajsh nuk ka kryetar, asnjë kryetar të votuar në krye të detyrës, asnjë kryetar të dënuar nga drejtësia, kemi një kryetar të zgjedhur nga populli, të cilit i është mohuar e drejta e gjykimit në liri, i është bërë një gjyq i gjatë pasqyrat e pazarit mediatik, dhe një shkelje e hapur e ligjit dhe çdo zakoni i atij xhevahiri nga brenda atij tezge dhe biseda me familjarë nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend, në asnjë vend demokratik, diktatorial jo e jo, shkelja ka qenë më e hapur, më brutale, në shpërdorim total të detyrës, nga ata të tre që duhet të mbajnë nën kontroll materialet hetimore, por kjo është temë tjetër”.
”Askush nuk di ta thotë sa mund të zgjasë kjo histori, ndërkohë që asnjë zëvendës i pavotuar i popullit, i kryetarit të bashkisë, nuk mund ta ketë legjitimitetin demokratik dhe forcën e brendshme, për ta udhëhequr 2 vjet bashkinë e kryeqytetit të vendit. Tirana ka punë të mëdha, të panumërta, ditë dhe natë. Nuk i heq asnjë meritë kryetarit në detyrë për çfarë ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj. Por sot ne duhet të marrim vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar bashkie të ri në Tiranë. Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në punë mekanizmin e shkarkimit të kryetarit të zgjedhur. Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë”.