Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka lutur qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi ose në zona të sigurta, pas shiut të madh që po vazhdon të bie në kryeqytet.
Rama, tutje ka udhëzuar qytetrët që në rast të problemeve të kontaktojnë numrat përkatës.
Postimi:
Të dashur qytetarë,
Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka shkaktuar dëme në kryeqytet 🌧️, ju lutemi qëndroni në shtëpi ose në zona të sigurta nëse jeni jashtë🏠.
Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca 🚨, si dhe zjarrfikësit 🚒, janë në terren duke punuar pa ndërprerje për të sanuar gjendjen.
Për çdo problem, telefononi në numrat kujdestarë (pa pagesë)📞080012233 dhe 080012244.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca