Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar foto nga punimet që po bëhen në lagjen Arbëria.
Në Arbëri, Komuna e Prishtinës po ndërton një park, ku kryetari Rama tha se është shumë i nevojshëm për lagjen.
“Po vazhdojnë punimet për krijimin e parkut ‘Shinzo Abe’ në lagjen ‘Arbëria’. Një park shumë i nevojshëm për lagjen”, ka shkruar Rama.