Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një copë shumë të shkurtër nga një telefonatë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai dëgjohet duke e uruar Thaçin me fjalët: “Gëzuar pavarësinë edhe ty komandant”.
I thotë edhe se është mërzitur, dhe i dërgon përqafime e të fala, ndërsa mbi videon e publikuar, Rama ka shkruar:
“Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!””.













