Analisti dhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja së fundi ka bërë një deklaratë skandaloze, ku ka ngritur pretendime se Konferenca e Rambujesë nuk u mbajt për t’i dhënë fund situatës në Kosovë, por për ta tërhequr vëmendjen nga skandali Clinton –Lewinsky.
Këto deklarata, ai i ka bërë gjatë një paraqitje në Debat Plus:
“Duhet të ju tregoj, që Konferenca e Rambujesë ka qenë e organizuar prej diplomacisë francize, dhe në momentin…Konferenca e Rambujesë nuk është organizuar me insistimin edhe aq të ShBA-ve fillimisht, ideja ka qenë me gjetë pozicionin e palakmueshëm në diplomacinë amerikane, për shkak të aferës Lewinsky atëherë”.