Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ramabaja nuk tërhiqet, thotë se do të prezantoj informacion shtesë për pretendimin që Balje u takua me Radojqiqin

25/04/2025 - 17:50
në Kryesore, Lajme
A A
Ramabaja nuk tërhiqet, thotë se do të prezantoj informacion shtesë për pretendimin që Balje u takua me Radojqiqin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka dorëzuar padi për shpifje ndaj analistit politik Sadri Ramabaja, për shkak të disa deklarimeve të tij të bëra në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, më 7 prill 2025.

Pas kësaj deklaratë ka ardhur edhe reagimi i analistit Rambaja.

Ai në një postim në “Facebook” shkruan se është plotësisht e drejta e saj për të ushtruar padi.

“Zonja Duda Balje sulmi jo gjithmonë është mjet mbrojtjeje – Përballemi në Gyjaktë Në përpjekjen e saj për gjoja raujtjen e “imazhit të dëmtuar”, deputetja Duda Balje më paska paditur për shpifje! Këtë e mësova ndërkohë nga mediat dhe më pas edhe nga publikimi i padisë në faqen e saj në fb. Ushtrimi i padisë është e drejtë qytetare. Këtë edhe deputetes në fjalë ia garanton kushtetuta e Republikës sonë”, tha ai.

Por, që Ramabaja i qëndron deklaratës së tij duke thënë se do të përballet në Gjykatë me deputetën.

“Por, dinjiteti nuk mbrohet duke shfrytëzuar padinë si instrument sulmi dhe barikadimi. Për atë që unë kam pohuar në emisnin Debat Plus më 7 prill 2025, e ripohoj: tutje qëndroj prapa asaj deklarate. Për këtë me kënaqësi do të përballem me zonjën deputete në fjalë në Gjykatë. Trupit gyjkues gjithësesi do t’i ofroj e ripohoj, përveç asaj që kam deklaruar në emisionin në fjalë, edhe informacione shtesë dhe gjithësesi burimin e informimit. Po shpresoj, kësaj pune, paskëtaj, Gjykata do t’i shkojë deri në fund”, ka shkruar analisti.

Sipas Baljes, deklaratat publike të Ramabajës ndaj saj përbëjnë shpifje dhe kanë dëmtuar imazhin dhe integritetin e saj personal dhe profesional.

Ajo ka angazhuar avokatin Fanol Krasniqi si përfaqësues ligjor dhe ka kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim nga i padituri.

“Sot, më 25 prill 2025, kemi dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Shpresojmë që kjo padi të ndikojë sadopak në përmirësimin dhe ruajtjen e imazhit tim, i cili është cënuar nga deklarimet e tani të paditurit Ramabaja,” ka bërë të ditur Balje përmes një shkrimi në Facebook.

Ajo ka apeluar për më shumë kujdes dhe përgjegjësi në deklaratat publike, duke shtuar se propagandat e pavërteta dhe dashakeqe kanë ndikuar që ajo dhe familja e saj të ndihen të shqetësuar.

Sipas padisë, Ramabaja ka pretenduar se zonja Balje e ka përdorur pozitën e saj si deputete për të ndikuar në procesin e formimit të Qeverisë, me qëllim që të siguronte votat e minoriteteve në këmbim të përfitimeve të caktuara.

Në padi thuhet se Ramabaja ka paraqitur Baljen si pjesë të një pazari politik, duke aluduar se ajo ka shfrytëzuar pozitën për interesa personale dhe jo publike

Ai kishte aluduar se Balje është takuar me Milan Radoiçiqin.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohen dy persona për drogë në Mitrovicë

Arrestohen tre persona në Leposaviq, policia iu gjen armë, thika e radiolidhje
11/11/2026 - 09:18

Ditën e djeshme janë arrestuar dy persona në Mitrovicë për posedim të narkotikëve, raporton Gazeta Online Veriu.info. Gjatë kontrollit të të dyshuarve dhe shtëpisë së njërit prej tyre,...

Më shumëDetails

Kurti me bashkëshorten në darkën e shtruar nga Macron në Pallatin Elysee në Paris

Kurti me bashkëshorten në darkën e shtruar nga Macron në Pallatin Elysee në Paris
11/11/2026 - 09:09

Albin Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka marrë pjesë në darkën e shtruar në Pallatin Elysee në Paris nga presidenti francez Macron, raporton Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

Ky është i propozuari i Shtëpisë së Bardhë, për t’u bërë ambasador amerikan në Kosovë

Ky është i propozuari i Shtëpisë së Bardhë, për t’u bërë ambasador amerikan në Kosovë
11/11/2026 - 08:45

Mikhail Bogachek, është propozuar të jetë ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia...

Më shumëDetails

Hoxha flet për kryetarin e ardhshëm të PDK-së: Nuk mjafton një emër i ri, duhet drejtim i ri dhe përballje brutale me…

Hoxhaj: Raporti i Dick Martyt që goditi Kosovën duhet të përballet me verifikimin e çdo burimi në Këshillin e Evropës!
11/11/2026 - 08:22

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Enver Hoxhaj, ka folur për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së për të cilin ka thënë se duhet të sjellë...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj flet për lidhjen me familjen e Arlinda Zekajt dhe familjen Syla

Daut Haradinaj flet për lidhjen me familjen e Arlinda Zekajt dhe familjen Syla
10/11/2026 - 22:48

Përmendja e mbiemrit Haradinaj nga avokatja e tashmë të ndjerës Arlinda Zekajt, ka bërë që Daut Haradinaj të flet lidhur me këtë rast tragjik duke e cilësuar vrasjen...

Më shumëDetails

Për 18 ditë nuk ia ktheu asnjë fjalë OVL UÇK për Ligjin e Speciales, Vlora Çitaku në debat televiziv zbulon se kur kthehet ligji prapë në Kuvend

EKSKLUZIVE: PDK injoron plotësisht kërkesën e OVL UÇK-së për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend, Veriu.info siguron letrën e plotë
10/11/2026 - 22:35

Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së nuk ka marrë mundin t’ia kthejë një përgjigje OVL UÇK-së në kërkesën e tyre se çfarë po ndodh me Ligjin për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shteti dënon kompaninë “Durmart” të Agron Durmishit, zbulohet se mashtronte konsumatorët me çmime

    Shteti dënon kompaninë “Durmart” të Agron Durmishit, zbulohet se mashtronte konsumatorët me çmime

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Ismaj Fejzullahu largohet nga pozita e komandantit të Njësisë për Kontroll të Autostradave pas aksidentit në garat ilegale në Trudë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dikur pjesë e AAK-së, por sot si deputete e VV-së i kthehet ashpër Daut Haradinajt vetëm pse ky kritikoi institucionet e Kosovës për Listën Studentore Serbe

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • EKSKLUZIVE: PDK injoron plotësisht kërkesën e OVL UÇK-së për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend, Veriu.info siguron letrën e plotë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Asesi të bëhet rehat burri i kryeparlamentares, akuza të rënda ndaj Daut Haradinajt duke e lidhur me Radojçiqin

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë