Ish-Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka bërë thirrje te partitë ish-opozitare që të bashkëpunojnë mes vete, ngase përndryshe i shërbehet “qeverisë izoluese të Kurtit”.
Në një reagim në Facebook, Ramadani kërkoi nga ish-opozitarët që të ulen e të bëjnë marrëveshje të re për qeveri të re, sipas tij, “qeveri të stabilizimit të Kosovës”.
Postimi i plotë:
Kushdo nga opozita që nuk bashkëpunon, i shërben Qeverisë izoluese të Kurtit!
Ngërçin institucional të mundshëm duhet ta tejkalojë opozita. Qytetarët kanë votuar për Qeveri të re, jo për vazhdim të qeverisjes izoluese.
Në ditët e ardhshme Gjykata Supreme do të pritet të jep verdiktin mbi ankesat zgjedhore.
Pastaj, nëse kjo mundëson Certifikimin e Retultateve, procesi për ndërtimin e institucioneve duhet të fillojë.
Prandaj, opozitarët e deritashëm duhet të ulen dhe bëjnë marrëveshjen për Qeveri të re, Qeveri të stabilizimit të Kosovës.