Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar ndaj deklaratës së ministres në detyrë të Tregtisë, Rozeta Hajdari, që tha se Prokuroria Speciale nuk ka pasur të drejtë të marrë dokumentet sekretet për aferën korruptive për Rezervat Shtetërore.
Ai ka thënë se shkeljet ligjore nuk mund të fshehën përmes klasifikimit të dokumenteve.
Më tej, Ramandani ka thëën se ministrja Hajdari po tenton të krijoj lajme të rrejshme.
“Dy shtrembërime elementare, që në vazhdimësi dëshmojnë tentim krijim të Lajmeve të Rrejshme dhe fshehje të shkeljeve ligjore nga ana e Qeverisë, përmes Rozeta Hajdarit.” – ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë:
Shkeljet ligjore nuk mund të fshehen përmes klasifikimit
“… siç e dini MINT, ka bërë blerjen e rezervës në kohën kur ishim të pambrojtur, shkurt 2022 dhe mars 2022…
… Ne si Ministri e Tregtisë, e kemi klasifikuar sekret sipas ligjit për mbrojtjen e informacionit. Prokuroria Speciale bëri gabim”, paska thënë sot Rozeta Hajdari.
Dy shtrembërime elementare, që në vazhdimësi dëshmojnë tentim krijim të Lajmeve të Rrejshme dhe fshehje të shkeljeve ligjore nga ana e Qeverisë, përmes Rozeta Hajdarit.
- Klasifikimi i informacioneve NDALOHET në rastet konkrete dhe rasti i kontraktimit të bërë nga MINT/Qeveria është tipik i ndaluar (shih nenin 6 të ligjit për Informacionin e Klasifikuar).
- Qeveria përmes Rozeta Hajdarit thotë se kontraktimin në shkurt dhe mars 2022 e ka klasifikuar sipas Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.
- Por, ky Ligj që i referohet ajo është miratuar më 9 shkurt 2023, pra 1 vit më vonë!
– Çfarë tentim fshehje të shkeljeve ligjore!
– Çfarë FAKE NEËS tentohet të shpërndahet në ato referenca gjoja ligjore!