Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ramadani: Takimi i Kurtit me Adem Hoxhën, mesazh i gabuar, ai është një urë komunikuese me Radojiçiqin!

04/04/2025 - 22:00
në Kryesore, Lajme
A A
Ramadani: Takimi i Kurtit me Adem Hoxhën, mesazh i gabuar, ai është një urë komunikuese me Radojiçiqin!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin, ishte politologu Burim Ramadani.

Ramadani thotë se të gjitha inikacionet e deri tanishme janë që Kurti nuk do të arrij ta bëjë qeverinë, ku ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mundësinë që Kurti të bllokojë procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Unë besoj që krejt indikacionet e deri tashme janë që Kurti nuk do të arrij ta bëjë qeverinë, shpresoj se Kurti nuk do ta bllokoj procesin e konsituimit të Kuvendit. Besoj që herën e dytë, në tentimin e dytë që mund të jetë nga opozita shqiptare atëherë mund të shohim një hapje të diskutimit shumë më të gjerë edhe shoqërorë jo vetëm politik në Kosovë” tha ai.

Ai shton se takimi i Kurtit me komunitetet jo serbe, nuk ka qenë i sukseshëm për Kurtin, ku deri tani janë tre deputet nga komunitetet jo serbe që kanë konfirmuar mbështetjen e tij.

“Duket se takimi që është mbajtë të enjten me komunitetet jo serbe, nuk ka qenë krejtësisht i sukseshëm për Kurtin. Prej indikacioneve që egzistojnë janë që tre deputet deri më tash prej komuniteteve jo serbe e kanë konfirmuar, Emilja Rexhepi, Elbert Krasniqi dhe Adem Hoxhën”, u shpreh ai.

Ramadani thotë se takimi i Kurtit me Adem Hoxhën ka qenë një takim i gabuar dhe një mesazh i gabueshëm për të gjithë, pasi që Hoxha nuk e fsheh as publikisht lidhjen dhe shoqërinë që ka me Radojqiqin.

Sipas tij Adem Hoxha është një urë komunikuese me Radojqiqin, e në këtë rast edhe e Albin Kurtit.

“Adem Hoxha as nuk e fsheh as publikisht lidhjen e ngushtë dhe shoqërinë e ngushtë me Radojqinin dhe ekipin e tij dhe në të njejtën kohë as nuk kanë mungu akuzat më të rënda të këtij pushteti që shkoj kundër Adem Hoxhës në këtë aspekt. Unë mendoj që Kurti ka bë gabim, është mesazh teper i gabueshëm. Thelbi mbetet që Hoxha për mua mbetet një urë komunikuese me Radojqiqin e kujtdo, e në këtë rast edhe e Albin Kurtit, e mendoj që është gabim, mesazhi më i gabuar që në këtë fazë ka mujt me dhënë dikush duke taku Adem Hoxhën, po jo as duke mos i ftu partitë shqiptare”, theksoi ai.

Ndër të tjera ai thekson se pas këtij takimi, e gjithë puna e institucioneve të sigurisë dhe atyre që e kanë mbajt shtetin të informuar lidhur me Radojqiqin bien poshtë, për shkak të interesit politik të Kurtit.

“Unë besoj që së pari e gjithë puna e institucioneve të sigurisë dhe të tjerave që e kanë mbajt të informuara shtetin e Kosovës lidhur me cështjen e tillë lidhur me Radojqinin, bie poshtë. Pra Kurti me takimin me Adem Hoxhën i ka thënë policisë së Kosovës, çkado që më keni thënë për lidhjen e Hoxhes me Radojqinin bie poshtë, sepse unë kam një interes ose një pazar politik për ta bërë, prandaj po them që mesazhi është jashtëzakonisht i gabuar”, u shpreh ai.

Ramadani gjithashtu tregoi se Kurti kishte shkarkuar më herët këshilltarin e tij, Edison Beqirin, vetëm për faktin se ai ishte pjesë e një takimi me strukturat paralele.

“Kur ministri Svecla bashkë me ministrin Krasniqi, kur e kanë mbyllë zyren e strukturave paralele në Dragash, në foto aty ka qenë edhe Adem Hoxha dhe këshilltari i atëhershëm i Kurti Edison Beqiri, këto foto janë publike, pas 4 ditësh Kurti e ka shkarku këshilltarin e vet vetëm për faktin se ka qenë pjesë e atij takimi me strukturat paralele, dhe ajo foto dëshmon se Hoxha ka lidhje me strukturat paralele. Kur vjen puna për karrike dhe pazare politike për qeveri, ky që i paska luftu strukturat paralele po takohet me Adem Hoxhen i cili është i dëshmuar me foto të cilën e ka publiku vet Ministria e Punëve të Brendshme. Nëse ka ndonjë element që e ka zhvesh hipokrizinë politike të Kurtit në këtë proces të ndërtimit të institucioneve është takimi me Adem Hoxhën”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Ministri i Jashtëm i Iranit: Kalimi i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit do të lejohet për dy javë

Ministri i Jashtëm i Iranit: Kalimi i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit do të lejohet për dy javë
08/04/2026 - 08:11

Irani do të lejojë kalimin e sigurt të trafikut detar përmes Ngushticës së Hormuzit për dy javë nëse anijet koordinohen me forcat e armatosura iraniane, tha Ministri i...

Më shumëDetails

Sky News: Cili është plani me 10 pika i Iranit?

Sky News: Cili është plani me 10 pika i Iranit?
08/04/2026 - 08:08

Donald Trump mbrëmë ka thënë se SHBA kishte marrë një plan “të zbatueshëm” me 10 pika nga Irani, pasi të dy vendet ranë dakord për një armëpushim dyjavor....

Më shumëDetails

Trump: Ditë e madhe për Paqen Botërore

Trump: Ditë e madhe për Paqen Botërore
08/04/2026 - 08:06

Trump ka postuar në Truth Social për të thënë se është një “ditë e madhe për Paqen Botërore!”. “Irani dëshiron që kjo të ndodhë, ata kanë duruar mjaft!...

Më shumëDetails

Pezullohen sulmet ndaj Iranit, Trump e njofton zyrtarisht: Ka një plan me 10 pika

Pezullohen sulmet ndaj Iranit, Trump e njofton zyrtarisht: Ka një plan me 10 pika
08/04/2026 - 01:19

Në një deklaratë të publikuar në platformën Truth Social, Presidenti i SHBA-së, Donald J. Trump, ka bërë të ditur se ka rënë dakord për pezullimin e përkohshëm të...

Më shumëDetails

Trumpi thotë se “jemi në negociata të nxehta” mbi luftën në Iran

Trumpi thotë se “jemi në negociata të nxehta” mbi luftën në Iran
07/04/2026 - 23:03

Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë në “negociata të nxehta” mbi luftën me Iranin, duke refuzuar të japë detaje mbi bisedimet. “Nuk mund t’ju them,...

Më shumëDetails

Osmani: Rizgjedhja ime e garantonte vazhdimësinë e 51%-shit, sikur të kisha plane tjera do kandidoja në zgjedhje të dhjetorit

Deklarimi i Kurtit se presidenti duhet të ketë rol noteri, Osmani: Ato janë vlerësime dëshirore, dëshira është tjetër gjë Kushtetuta tjetër gjë
07/04/2026 - 22:43

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7, pasi mbaroi mandatin si e para e vendit. Ajo ka thënë se rizgjedhja e saj...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Thahet fyti”, LVV u sulet kundërshtarëve politikë në Prishtinë, i barazon me strukturat kriminale të Veriut

    Gjykata pritet të lëshojë urdhërarrest për deputetin e VV`së

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • BIK njofton se ka ndërruar jetë një imam kosovar

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Çështja e Presidentit, ky është qëndrimi i Lutfi Hazirit?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Policia e Kosovës shpall konkurs për vende pune

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Rusia dhe Kina vënë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për votën mbi Ngushticën e Hormuzit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë