Eksperti i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka kërkuar nga qytetarët të mos kalojnë nëpër Serbi.
Postimi;
Sërish dhe sërish, MOS KALONI NËPËR TERRITORIN E SERBISË!
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në Serbi janë pjesë e një lufte speciale tepër të planifikuar nga regjimi serb.
Jo vetëm për të nxitur pasiguri, por edhe për të tentuar rekrutimin e dhunshëm të tyre apo blerjen e qenies së tyre! Apo, mjafton: nxitjen e dyshimeve në Kosovë rreth tyre!
Prandaj:
• Mos rrezikoni jetën tuaj!
• Mos rrezikoni besueshmërinë tuaj deri në fund të jetës!
• Mos rrezikoni shtetin e Kosovës!
Thjesht, mos kaloni nëpër territor të Serbisë!