Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ramush Haradinaj: Albin Kurti po tenton t’i blejë deputetët e pakicave!

12/04/2025 - 18:10
në Kryesore, Lajme
A A
Raporti i DASh-it, reagon Haradinaj: Goditja më e fuqishme që demistifikon kursin e mashtrimit të Qeverisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Kurti se po ushtron presion dhe po tenton të blejë deputetë nga komunitetet jo-serbe për të ruajtur shumicën në Kuvend.

“Kurti bën presione me i ble deputetet, kemi informata që është duke bë lloj lloj presione të joshjes, të blerjes. Para se me than janë njerëz të Serbisë ka provu me i joshë, kur nuk i ka bë votë ka thënë a ju jeni i Serbisë. A më i Serbisë qenka Duda Balje a Rashiqi”, tha ai.

Kreu i AAK-së u bëri thirrje deputetëve të komuniteteve jo-serbe që të respektojnë vullnetin e shumicës shqiptare dhe të bashkëpunojnë me ata që e përfaqësojnë atë shumicë

“Unë i bëj thirrje deputetëve të pakicave jo serbe, rune principin kush e ka shumicën shqiptare, bashkëqeverisim me të. Ju nuk jeni as të Albinit, as të Ramushit, Lumirit apo Bedrisë ju jeni të Kosovës, jeni njerëz të këtij vendi ne bashkejetojmë dhe do të bashkëjetojmë përherë, kur e ka dikush shumicën shqiptare atij qitja votën mos ia qitni votën atij që nuk e ka shumicën shqiptare”, u shpreh ai.

Haradinaj kritikoi edhe përpjekjet e Kurtit për të rikthyer bashkëpunimin me Listën Serbe apo për të negociuar me deputetë të saj për formimin e një qeverie të re

Ai e quajti këtë sjellje “të paprecedentë”, duke e krahasuar me rastet e kaluara, si rasti i votimit për veteranët.

“Ne e shohim si shkon zhvillimi i fundit, shikone situatën kur janë tri parti shqiptare dhe nuk punojnë me të, është ndër herët e rradha kur kryeministri që ka qeverisë një mandat të plotë shkon te jo serbet, dhe tenton me ble deputet të listës serbe, ose me bë marrëveshje prap si ka bë në të kaluarën me listën serbe, në rastin e veteranëve ose në ndonjë rast tjetër. Është duke negociu me ta, ka bë përpjekje që Rashiqi me shtu ndonjë deputet serb që me mujt me bë qeverinë. Të gjitha këto i bën Kurti, kllika e tij i bëjnë, kta janë këta njerëz, fytyra e tyre është kjo. Cdo gjë që ai e ka sulmu ai i ka bërë. Ky njeri është agjent i Serbisë dhe Rusisë, u shërben agjentave të tyre, është anti perëndimorë, ka mbjellë antiamerikanizëm në këtë vend për interesa të veta dhe atyre qareve pro ruse. Në kohën e luftimeve sa kanë qenë, Kurti ka bashkëjetu me vajzën e një zyrtari serb. Si ka mundësi që kryeministri i Kosovës, e ka vetëm një shtëpi e atë e ka në shtet të huaj, të vetmën pronë të deklaruar e ka në shtet të huaj”, tha Haradinaj.

JU REKOMANDOJMË

Bie në pranga të policisë “dilleri” i drogës, sekuestrohen kokainë, para e veturë

Bie në pranga të policisë “dilleri” i drogës, sekuestrohen kokainë, para e veturë
06/04/2026 - 09:18

Një person është arrestuar në Istog, pasi gjatë kontrollit nga policia iu gjetën dhe konfiskuan 17.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Sipas raportit 24-orësh të...

Më shumëDetails

Nga ndezja e zjarrit në Skënderaj shpërthyen dy bombola gazi duke lënë të lënduar një të mitur

Nga ndezja e zjarrit në Skënderaj shpërthyen dy bombola gazi duke lënë të lënduar një të mitur
06/04/2026 - 09:05

Të dielën në Skenderaj, një person kishte ndezur një zjarr nga ku eksploduan dy bombola gazi. Si pasojë e këtij shpërthimi një i mitur ka pësuar lëndime trupore....

Më shumëDetails

Çmimi i naftës rritet sërish pas kërcënimeve të fundit të Trumpit

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
06/04/2026 - 08:44

Çmimet e naftës arritën në 110 dollarë (83.38 paund) për fuçi pas kërcënimit të Presidentit amerikan Donald Trump kundër Iranit në mediat sociale. Çmimi i naftës Brent u...

Më shumëDetails

Prindon Sadriu e “çon në qiell” Vjosa Osmanin: Emri yt është markë dhe brend i njohur në të gjitha kontinentet

Ish-Zotëria i Parë me mesazh për Osmanin: Nuk u përkule kurrë, hyre si lidere e po del si frymëzim
06/04/2026 - 08:30

Pindron Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osmanit, ka përshkruar në mënyrë personale përfundimin e mandatit të saj si presidente e Kosovës, duke e vlerësuar rolin e saj siç tha...

Më shumëDetails

A do t’i kthejë Gjermania rreth 800 mijë refugjatë sirianë – ky është propozimi i Kancelarit Merz

A do t’i kthejë Gjermania rreth 800 mijë refugjatë sirianë – ky është propozimi i Kancelarit Merz
06/04/2026 - 08:15

Friedrich Merz deklaroi pas takimit me Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa se “në perspektivën e tri viteve të ardhshme rreth 80% e sirianëve që qëndrojnë aktualisht në Gjermani duhet...

Më shumëDetails

Çështja e presidentit, sot takohen Kurti dhe Abdixhiku

Albin Kurti i shkruan letër Lumir Abdixhikut, a është kjo ftesë për koalicion?
06/04/2026 - 08:00

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri e ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të takohen të hënën. Siç është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Albulena Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Këto janë çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Konflikt për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në polici ndërtuesi i banesave dhe qytetari

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Si e mashtroi CIA Iranin për të shpëtuar pilotin e avionit të rrëzuar në mal

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë