Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ndarë një mesazh të ndjerë për vëllain e tij të ndjerë, Luanin, në përvjetorin e lindjes së tij, raporton GazetaBlic.
Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj ka përkujtuar Luanin, duke theksuar se për të dhe familjen, ai do të mbetet gjithmonë figura e rinisë dhe energjisë që simbolizonte luftën dhe sakrificat për liri.
“Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gjithmonë 23-vjeçari i lirisë”, shkruan Haradinaj krahas fotografisë.