Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se beson që presidentja Osmani më 5 nëntor do të bëjë shpërndarjen e parlamentit dhe do të caktojë zgjedhjet e reja.
Haradinaj ka thënë se zgjedhjet e reja duhet të caktohen sa më shpejt të jetë e mundur brenda afateve kushtetuese. Duke përmendur datat, Haradinaj ka thënë se 7 dhjetori do të ishte datë ideale.
“Presidentja ka afat deri më 5 nëntor afat, por besoj që me 5 nëntor do ta marrim lajmin që shpërbëhet Parlamenti”, ka thënë Haradinaj./Express/
 
			 
			











