Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë

27/05/2025 - 21:03
në Lajme
A A
Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian thotë se Kina, përfshirë edhe Hong Kongun, është përgjegjëse për “afërsisht” 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë, edhe pse Pekini vazhdon t’i mohojë këto akuza.

Sipas një raporti të klasifikuar të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, të cilin e kanë parë gazeta gjermane Sueddeutsche Zeitung dhe rrjetet shtetërore televizive NDR dhe WDR, komisionari i BE-së për sanksione, David O’Sullivan, ka deklaruar në një takim në Bruksel këtë muaj se ndonëse sanksionet kanë ndikim të rëndësishëm në ekonominë ruse, vazhdon të ketë vështirësi.

Mediat thanë më 27 maj se Ambasada kineze në Berlin nuk ka pranuar të komentojë këto akuza.

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës më 26 maj e akuzoi Kinën se po vazhdon të furnizojë fabrikat ruse të mbrojtjes me mallra të shumta që përdoren për qëllime ushtarake, një pretendim që Pekini po ashtu e mohon.

“Kina nuk i ka dhënë kurrë armë vdekjeprurëse asnjërës palë në konflikt dhe kontrollon rreptësisht mallrat me përdorim të dyfishtë. Ukraina e kupton shumë mirë këtë. Kina kundërshton fuqishëm akuzat e pabaza dhe manipulimet politike”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, në një konferencë për media më 27 maj.

Raporti i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë ishte një përmbledhje e takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së të mbajtur në Bruksel më 20 maj, raporton REL.

Përveç Kinës, raporti thotë se vështirësitë vazhdojnë edhe me Kazakistanin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqinë.

Teksa Emiratet e Bashkuara Arabe pretendojnë se eksportet janë ndalur, raporti thekson se nuk ofrohen statistika dhe se të dhënat e importit sugjerojnë të kundërtën.

Në raport shtohet gjithashtu se edhe kompani të BE-së janë të përfshira në shmangien e sanksioneve, gjë që e dobëson pozicionin e Komisionit Evropian në negociatat me vendet e treta për vendosjen e masave.

Raportimet për këtë çështje vijnë më pak se një javë pasi blloku ndërmori një hap të madh drejt ndërprerjes së importit të plehrave azotike nga Rusia dhe Bjellorusia, duke miratuar tarifa që synojnë ta bëjnë ekonomikisht të paqëndrueshme blerjen e tyre brenda tre vjetësh.

Udhëheqësit evropianë kanë kërcënuar gjithashtu Rusinë me një paketë “masive” sanksionesh nëse Moska nuk pranon një armëpushim 30-ditor të propozuar nga Uashingtoni.

Ata kanë sugjeruar se paketa e ardhshme e sanksioneve – që do të ishte e 18-ta nga BE-ja – mund të përfshijë sektorin e energjisë dhe masa financiare.

JU REKOMANDOJMË

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori letonez: Letonia është partnere e fuqishme e Kosovës
Lajme

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori letonez: Letonia është partnere e fuqishme e Kosovës

05/06/2025 - 19:45
Pas tri orësh Thaçi del nga QKUK ku ishte për vizitë tek babai i tij
Kryesore

Mbrojtja e Thaçit përballet me probleme financiare: Dy gjykime në të njëjtën kohë, e komplikojnë situatën

05/06/2025 - 19:38
Kryeministrja daneze: Presioni i SHBA mbi Groenlandën i papranueshëm, nuk dorëzohemi
Lajme

Kryeministrja daneze: Presioni i SHBA mbi Groenlandën i papranueshëm, nuk dorëzohemi

05/06/2025 - 19:21
Merz: Pajtohemi sa shumë e tmerrshme është lufta në Ukrainë, Trump personi kyç për ta ndalur atë
Kryesore

Merz: Pajtohemi sa shumë e tmerrshme është lufta në Ukrainë, Trump personi kyç për ta ndalur atë

05/06/2025 - 19:18
Mërgim Vojvoda: Është detyra jonë që gjithmonë të vijmë e të luajmë për Kombëtaren
Lajme

Mërgim Vojvoda: Është detyra jonë që gjithmonë të vijmë e të luajmë për Kombëtaren

05/06/2025 - 19:16
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, festën e Kurban Bajramit
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, festën e Kurban Bajramit

05/06/2025 - 19:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1378 Shpërndaje
    Shpërndaje 551 Tweet 345
  • Si i kaloi krejt filtrat vajza e trafikantit të kokainës dhe u dekretua gjyqtare nga presidentja

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Pagesat për lehona dhe shtesat për fëmijë, Hekuran Murati jep detaje!

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Lajm i mirë për punëtorët e sektorit publik: Rriten pagat

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Pse Naim Murseli kërkoi burgim të përjetshëm? Kush e mësoi? (VIDEO)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë