Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it, flet zyrtari i NATO-s

21/02/2026 - 15:20
në Lajme
A A
Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it, flet zyrtari i NATO-s
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazeta amerikane Politico, duke cituar katër diplomatë të NATO-s, tha se SHBA-ja po kërkon nga aleanca të reduktojë aktivitetin e saj të jashtëm, përfshirë atë në misionin paqeruajtës në Kosovë – KFOR.

Megjithatë, një zyrtar i NATO-s i tha Insajderit se aktualisht nuk ka ndryshime. Ai shpjegoi se pozicioni i misionit KFOR rishikohet dhe përshtatet periodikisht sipas zhvillimeve.

“Forca dhe pozicionimi i KFOR-it rishikohen dhe përshtaten periodikisht, në përputhje me zhvillimin e rrethanave, në mënyrë që misioni të mbetet i përshtatshëm për qëllimin e tij. Aktualisht, nuk ka ndryshime të rëndësishme në shqyrtim”, tha ai.

Ai shtoi se stabiliteti në rajon varet nga zgjedhja e diplomacisë mbi dhunën, dhe rruga drejt paqes afatgjatë është politike.

“Prania dhe aktivitetet e përditshme të KFOR-it në të gjithë Kosovën krijojnë hapësirë për dialog politik. Stabiliteti në rajon në fund të fundit varet nga zgjedhja e diplomacisë mbi dhunën nga të gjitha palët. Rruga drejt paqes afatgjatë është politike. NATO vazhdon ta mbështesë fuqishëm Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si kornizën për zgjidhjen e çështjeve të mbetura, me respekt për të drejtat e të gjitha komuniteteve”.

Zyrtari i NATO-s theksoi se SHBA-ja ka pothuajse 600 trupa të dislokuara në kuadër të KFOR-it.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol themelor në mbështetjen e sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetit rajonal, përfshirë në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR. Shtetet e Bashkuara kanë pothuajse 600 trupa të dislokuara në kuadër të KFOR-it. Ato udhëheqin Komandën Rajonale Lindje (RC-East) të misionit. RC-East kontribuon në aktivitetet e përditshme të KFOR-it në mënyra të ndryshme, përfshirë përmes patrullimeve, ushtrimeve, angazhimeve me përfaqësues të të gjitha komuniteteve lokale, si dhe mbështetjes për projekte rindërtimi dhe zhvillimi ekonomik”.

Edhe Pentagoni ka deklaruar se nuk ka ndonjë ndryshim në strukturën ushtarake.

“Nuk kemi ndryshime në stacionimin e forcës sonë për të njoftuar sot”, ka thënë një zëdhënës i Pentagonit për Gazetën Express.

Siç ka raportuar sot “Politico” SHBA-ja nën presidentin Donald Trump po e shtyn NATO-n të shkurtojë shumë nga aktivitetet e saj të jashtme, duke përfshirë edhe përfundimin e një misioni kyç të aleancës në Irak.

Sipas kësaj gazete, SHBA-ja gjithashtu ka lobuar në muajt e fundit për të zvogëluar operacionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Klan Kosova reagon pas sulmit fizik ndaj moderatorit Alaudin Hamiti: Cënim i rëndë

Klan Kosova reagon pas sulmit fizik ndaj moderatorit Alaudin Hamiti: Cënim i rëndë
21/02/2026 - 16:24

Me shqetësim të thellë, televizioni Klan Kosova ka mësuar për sulmin e djeshëm ndaj moderatorit Alaudin Hamiti. Në reagimin e Klanit thuhet se, sulmit ndaj tij dhe ndaj...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)
21/02/2026 - 14:56

Më 2 mars të vitit 2023, Prokuroria Themelore në Ferizaj në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës kishte zhvilluar një aksion,...

Më shumëDetails

Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe për sigurinë

Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe për sigurinë
21/02/2026 - 14:42

Presidentja Vjosa Osmani njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb. Osmani tha se me të foli për zhvillimet politike dhe për sigurinë...

Më shumëDetails

Konflikti Iran-SHBA, DW: Europianët po reduktojnë personelin ushtarak në rajon

Konflikti Iran-SHBA, DW: Europianët po reduktojnë personelin ushtarak në rajon
21/02/2026 - 14:34

Prej javësh po spekulohet për një sulm amerikan kundër Iranit. Prandaj tani gjithnjë e më shumë shtete evropiane po reduktojnë personelin e tyre ushtarak në rajon dhe paralajmërojnë...

Më shumëDetails

“Si mysliman nuk ke shpirt shqiptar”, Don Shan Zefi del me reagim pas deklaratës që nxiti reagime

“Si mysliman nuk ke shpirt shqiptar”, Don Shan Zefi del me reagim pas deklaratës që nxiti reagime
21/02/2026 - 14:22

Të mërkurën radioja publike gjermane “Deutschlandfunk” publikoi një reportazh të gjatë mbi tensionet fetare në Kosovë. Në reportazhin rreth 20 minutësh, mediumi publik gjerman trajton se si grupet...

Më shumëDetails

​Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen e shtëpive

​Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen e shtëpive
21/02/2026 - 14:18

Komuna e Prishtinës i është bashkuar përpjekjeve të United Nations Development Programme (UNDP) në Kosovë, me qëllim rritjen e vetëdijes qytetare lidhur me rëndësinë e kursimit të energjisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

    Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

    604 Shpërndaje
    Shpërndaje 242 Tweet 151
  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    667 Shpërndaje
    Shpërndaje 267 Tweet 167
  • Ua shisnin veturat me çmime të larta dhe i riblenin menjëherë shumë lirë – si dyshohet se funksiononte skema e fajdes nga Fadil, Egzon dhe Besnik Salihu, sipas aktakuzës

    333 Shpërndaje
    Shpërndaje 133 Tweet 83
  • Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    279 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Aktakuza për fajde: Nga “Ferrari” te prona rreth 2 milionëshe – ja për cilat raste iu është ngritur aktakuzë Ilir, Sheqir dhe Fitim Vershevcit (Dokument)

    272 Shpërndaje
    Shpërndaje 109 Tweet 68

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë