Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raportimet për seancë të re për qeverinë një ditë pasi Kurti “shpalli” zgjedhjet – LVV hesht, Nisma thotë se s’kanë folur me ta

28/10/2025 - 16:12
në Kryesore, Lajme
A A
Raportimet për seancë të re për qeverinë një ditë pasi Kurti “shpalli” zgjedhjet – LVV hesht, Nisma thotë se s’kanë folur me ta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Albin Kurti paralajmëroi zgjedhje të reja – madje dy herë në pak muaj – ndërsa ka dështuar ta krijojë të dielën në Kuvend një shumicë të re parlamentare që do ta zgjidhte qeverinë e re. I refuzuar nga LDK-ja për koalicion, kryetari i LVV-së s’mundi ta bindte as Fatmir Limajn. Ndërkaq sot po raportohet se deputetë të LVV-së kanë nisur mbledhjen e disa nënshkrimeve për thirrjen e një seance tjetër për zgjedhjen e qeverisë dhe kjo s’u mohua nga partia e parë që po qëndron e heshtur. Deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi i tha Gazetës Express se nuk ka bisedime.

Një ditë pasi Albin Kurti shpalli dështimin për krijimin e qeverisë së re dhe tha se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, raportohet se deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur sot mbledhjen e nënshkrimeve për një tjetër seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

RTV21 dhe Indeksonline raportuan se po përgatitet thirrja e një seance të re për votimin e qeverisë këtë javë, ndërkohë që presidentja Vjosa Osmani nuk i ka ftuar ende partitë politike për konsultime.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes i tha Gazetës Express të dielën se ajo do ta bëjë këtë “gjithsesi brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese”.

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka nuk ka qenë i qasshëm për t’iu përgjigjur interesimit të Gazetës Express për këtë çështje. Nga kjo parti nuk i kanë mohuar raportimet.

Për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme nevojiten 40 nënshkrime, të cilat LVV-ja mund t’i mbledhë.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, me të cilin Albin Kurti është takuar e ka biseduar më së shumti – por pa sukses – për krijimin e një shumice të re, e ka parë dhe nuk i është përgjigjur një pyetjeje të Gazetës Express nëse është kontaktuar së fundmi për qeverinë dhe nëse ka ndryshuar diçka. Ai ka thënë së fundmi se s’bën marrëveshje me LVV-në me Dimal Bashën kryetar të Kuvendit.

Deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi iu përgjigj me një mohim të shkurtër pyetjes së Gazetës Express nëse kanë pasur diskutime me LVV-në pas dështimit të zgjedhjes së qeverisë të dielën: “Jo. Jo”.

Kurti tha dje në një konferencë për media se tani është në diskrecionin e Osmanit nëse ajo do ta mandatojë dikë për formimin e qeverisë, me PDK-në dhe LDK-në që kanë thënë se nuk do ta marrin këtë detyrë, pasi nuk mund t’i bëjnë numrat.

“Ne nuk kemi marrë ende ftesë nga zonja Presidente. E dimë që për herën e dytë, eventualisht, është në diskrecionin e saj çështja e mandatarit për formimin e qeverisë. Nga ajo çfarë dëgjuam dje dhe në bazë të rrethanave që ekzistojnë, duket që që të gjithë tash po përgatiten jo vetëm për balotazhin, por edhe për zgjedhjet e reja parlamentare”, tha Kurti.

Përveç balotazhit, ai tha se do të ketë dy herë zgjedhje: në dimër dhe në pranverë. “Sepse kur nuk arritëm t’i bëjmë 61 deputetë për një qeveri të re, atëherë është vështirë e imagjinueshme që do të mund t’i bëjmë kollaj 81 deputetë në pranverën e vitit të ardhshëm”, tha ai.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kërkuar që “të shkohet në zgjedhje të parakohshme sa më parë”. Zgjedhjet i sheh si opsionin e vetëm të mbetur edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim tha të dielën se nëse partitë refuzojnë marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re, Presidentja “ka të drejtën dhe detyrimin kushtetues për të shpërndarë Kuvendin dhe për të shpallur zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh nga shpërndarja”.

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës përmendi 14 dhjetorin dhe 21 dhjetorin si datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Ndërsa Cakolli ka përmendur edhe 30 nëntorin dhe 7 dhjetorin.

JU REKOMANDOJMË

Italia ul taksën e karburanteve për të mbajtur çmimet nën kontroll

Italia ul taksën e karburanteve për të mbajtur çmimet nën kontroll
19/03/2026 - 18:17

Giorgia Meloni njoftoi uljen prej 25 centësh për litër të akcizës mbi benzinën, naftën dhe gazin e lëngshëm, në një masë të përkohshme 20-ditore për të mbajtur çmimet...

Më shumëDetails

KFOR: S’kemi identifikuar dronë që mund të rrezikojnë sigurinë e Kosovës

KFOR: S’kemi identifikuar dronë që mund të rrezikojnë sigurinë e Kosovës
19/03/2026 - 18:11

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se nuk ka identifikuar asnjë aktivitet të dronëve që mund të ndikojë në sigurinë e Kosovës. Lidhur me...

Më shumëDetails

“Le të shkojna në zgjedhje, ndahet shapi prej sheqerit”

Nasim Haradinaj thotë se Gjykata e Strasburgut ia ka pranuar ankesën kundër Gjykatës së Hagës, lajmërohet nga atje
19/03/2026 - 17:31

Nasim Haradinaj ka folur për situatën politike në vend, në emisionin “Kosova Live” në T7 duke komentuar ngërçin aktual dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit, për të cilën...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj për Albin Kurtin: Shumë fullirant është ky njeri

Daut Haradinaj për Albin Kurtin: Shumë fullirant është ky njeri
19/03/2026 - 17:12

Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të Albin Kurtit, ku ky i fundit tha “është e domosdoshme t’i inkorporojmë strukturat paralele serbe”. Haradinaj shtoi “shumë fullirant...

Më shumëDetails

Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt
19/03/2026 - 16:50

Një aksident tragjik në një kantier ndërtimi para disa dite në Vjenë ka marrë jetën e katër punëtorëve, tre prej tyre ishin shqiptarë, shkruan albinfo.at. Sipas raportimeve, mes viktimave...

Më shumëDetails

Mjegullnaja e ‘superushqimit’ | Ngritja dhe rënia e mërgimtares kosovare Albana Rama që shiste çaj nga Amazona në Evropë

Mjegullnaja e ‘superushqimit’ | Ngritja dhe rënia e mërgimtares kosovare Albana Rama që shiste çaj nga Amazona në Evropë
19/03/2026 - 16:27

Nga një simbol i promovuar i suksesit të mërgatës shqiptare, Albana Rama sot përballet me dyshime serioze për mashtrim financiar dhe keqmenaxhim të fondeve. Rasti i saj vë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Emona Center me super ofertë për sofrën e Bajramit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë