Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raportimi ekskluziv i Veriu.info: Vendimi i Gjykatës ‘flejti’ 5 muaj në sirtar, AUV e asgjësoi tek sot mishin e peshkut me krimba

03/10/2025 - 19:47
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Raportimi ekskluziv i Veriu.info: Vendimi i Gjykatës ‘flejti’ 5 muaj në sirtar, AUV e asgjësoi tek sot mishin e peshkut me krimba
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info në muajin maj ka raportuar ekskluzivisht se si Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillit Rural, më ministër në detyrë, Faton Peci, ka zbuluar mbi 31 tonë mish peshku të infektuar më krimba, por që për më shumë se 1 vit e kishte mbajtur të fshehur skandalin.

Kompanive “DELFIN” dhe “Mediteran – N” iu zbuluan 66 tonë mish peshku të infektuar me krimba, AUV-i i Ministrisë së Pecit mbajti të fshehur skandalin (Dokument)

Edhe pse mish i peshkut i infektuar me krimba “Anisakis” ishte zbuluar në shkurt 2024, asgjësimi i tij është bërë tek sot, që i bie mbi 1 vit e gjysmë më vonë.

Foto nga google: Kështu duket krimbi “Anisakis”
Foto nga google: Kështu duket krimbi “Anisakis”

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, ka filluar sot procesin e asgjësimit të 35,170 kilogramëve peshk. Ky veprim kryhet me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë. Asgjësimi po realizohet në bazë të vendimit të Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e Shkallës së Dytë, sipas Aktvendimit Nr. të lëndës 2025:134825 me nr. dokumenti 07679680”, tuhet në njoftimin e bërë sot (3 tetor 2025) nga AUV.

Veriu.info ka siguruar aktvendimin e Gjykatës Komerciale të datës 27.02.2025 me të cilën hedhet poshtë propozim-kërkesa e përsëritur e “DELFIN L.T.D.” për shtyerjen e ekzekutimit të vendimeve të nxjerra nga AUV 29.02.2024 dhe me 08.03.2024 me të cilat urdhërohej kompania që mishin e peshkut të infektuar me krimba ta kthej në vendin e origjinës ose ta asgjësoj brenda 60 ditësh.

Po ashtu, Veriu.info ka siguruar vendimin e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale me të cilin refuzohet si e pabazuar ankesa e “DELFIN L.T.D.” ndaj vendimit të Shkallës së Parë të kësaj gjykate, me ç’rast vërtetohet aktvendimi i Shkallës së Parë.

Edhe pse në muajin prill 2025 gjykata në shkallë të dytë kishte nxjerrë aktvendimin për refuzimin e ankesës së “DELFIN L.T.D.”, AUV ka pritur deri sot (3 tetor 2025) për asgjësimin e mishit të peshkut Hake (Merluc Hubbsi) të infektuar me krimva në sasi prej 35,170 kilogram.

Më poshtë gjeni vendimet e AUV dhe Vendimi e dy shkallëve të Gjykatës Komerciale:

JU REKOMANDOJMË

Krejt përplasja Kurti – Osmani përmes vartësve pasi kryeministri tregoi se nuk e do më në karrrigen e presidentes

Nga zyra e Kurtit vjen goditja për Osmanin: S’është figurë e unitetit dhe s’kemi borxhe ndaj saj
05/03/2026 - 16:20

Pasi tha se nuk gjeti një emër konsensual për President në diskutimet me dy partitë opozitare, Albin Kurti e zgjodhi një emër për qejfin e vet: Glauk Konjufcën,...

Më shumëDetails

Gjendet një person pa shenja jete në Zveçan, policia e cilëson si të dyshimtë

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
05/03/2026 - 16:05

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Zherovnicë të Zveçanit, ka njoftuar Policia e Kosovës. Viktima u identifikua si D.M, i lindur në vitin 1962. “Më...

Më shumëDetails

Nga zyra e Kurtit vjen goditja për Osmanin: S’është figurë e unitetit dhe s’kemi borxhe ndaj saj

Nga zyra e Kurtit vjen goditja për Osmanin: S’është figurë e unitetit dhe s’kemi borxhe ndaj saj
05/03/2026 - 15:38

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka bërë edhe postime të tjera ndaj presidentes Vjosa Osmani, në profilin e tij në Facebook. Zulfaj, lidhur me situatën aktuale...

Më shumëDetails

Haradinaj për Kurtin: Me tym ka hi, me tym duhet me qit

Haradinaj: Deklaratat e Kurtit ia ndaluan Thaçit vizitat nga vëllezërit
05/03/2026 - 15:30

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti, sipas tij ka hyrë me dhunë në pushtet dhe në të njëjtën mënyrë do të largohet. Në...

Më shumëDetails

Osmani zhvillon takim me diplomaten amerikane Anu Prattipati

Osmani zhvillon takim me diplomaten amerikane Anu Prattipati
05/03/2026 - 15:20

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, është duke zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Takimi është duke u zhvilluar...

Më shumëDetails

Donika Gërvalla në Epopenë e UÇK-së publikon foto krah Kurtit, por jo edhe krah presidentes Osmani

Donika Gërvalla në Epopenë e UÇK-së publikon foto krah Kurtit, por jo edhe krah presidentes Osmani
05/03/2026 - 15:15

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, njëherësh bashkëkryetare e GUXO-s, ka përkujtuar sot 28 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, 5,6 dhe 7 marsin, raporton Gazeta Online Veriu.info. Gërvalla ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kandidimi i Konjufcës për president, ky është reagimi i PDK-së

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë