Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raportohet për përplasje në takimin mes kryeministrit britanik e presidentit izraelit

11/09/2025 - 09:20
në Kryesore, Lajme
A A
Raportohet për përplasje në takimin mes kryeministrit britanik e presidentit izraelit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka thënë se është grindur të mërkurën me kryeministrin britanik, Keir Starmer, gjatë një takimi “të ashpër” të zhvilluar në Londër, ku dolën në pah mosmarrëveshje të thella rreth sjelljeve të fundit të dy vendeve.

Takimi mes dy udhëheqësve u mbajt një ditë pasi Izraeli i zgjeroi sulmet kundër Hamasit duke kryer një sulm ajror që për qëllim e kishte vrasjen e udhëheqësve politikë të këtij grupi në Katar, shtet aleat i Britanisë në Lindjen e Mesme. Kryeministri britanik e ka dënuar këtë veprim të Izraelit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Izraeli është zemëruar nga planet e Britanisë për t’iu bashkuar disa shteteve perëndimore, përfshirë Francën e Kanadanë, për të njohur një shtet palestinez këtë muaj, nëse Izraeli nuk plotëson disa kushte, përfshirë armëpushimin në Gaza.

“U thanë gjëra që ishin të ashpra e të forta dhe sigurisht se ne mund të grindemi, sepse kur aleatët takohen, ata mund të grinden. Ne të dyja [vendet] jemi demokraci” – tha më vonë një në tubim presidenti izraelit.

Sipas tij, plani i kryeministrit Starmer për ta njohur shtetësinë palestineze dhe pikëpamjet e tij rreth ndihmave humanitare në Gaza ishin rrënjët e mosmarrëveshjes dhe shtoi se e kishte ftuar Qeverinë e Britanisë për të ndërmarrë një mision të zbulimit të fakteve në Izrael.

Në anën tjetër, zyra e Starmerit tha se kryeministri britanik kërkoi nga Herzogu që ta ndryshonte rrjedhën sa i përket Gazës, duke shprehur shqetësim të thellë për krizën humanitare dhe duke e shtyrë Izraelin që ta lejojë futjen e ndihmave dhe t’i ndërpresë operacionet sulmuese në enklavë.

Starmeri ripohoi se Britania dhe Izraeli janë aleatë të vjetër dhe tha se ai mbetet i përkushtuar për të punuar drejt paqes së qëndrueshme për izraelitët e palestinezët.

Më herët, dy udhëheqësit i shtrënguan duart shkurt e pa buzëqeshje në hyrje të ndërtesës qeveritare britanike para se të hynin në të.

Në takimin me presidentin izraelit, Starmeri gjithashtu e ngriti çështjen e sulmit ajror izraelit në Katar, duke e cilësuar incidentin “tërësisht të papranueshëm”.

“Ai tha se sulmet ishin shkelje flagrante e sovranitetit të një partneri kyç dhe nuk bëjnë asgjë për ta siguruar paqen që ne të gjithë dëshpërimisht duam ta shohim” – tha një zëdhënës qeveritar britanik.

Lufta në Gaza i ka tensionuar raportet e Izraelit me Britaninë e me vende të tjera evropiane. Britania ua ka bllokuar zyrtarëve izraelitë pjesëmarrjen në panairin e saj më të madh tregtar të mbrojtjes që do të mbahet këtë javë.

JU REKOMANDOJMË

Gërvalla e “godet” Edi Ramën që shkroi me Vuçiq në FAZ: Qytetarët s’do t’ia falin

Gërvalla e “godet” Edi Ramën që shkroi me Vuçiq në FAZ: Qytetarët s’do t’ia falin
16/03/2026 - 23:05

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me një editorial të përbashkët që ai ka publikuar me presidentin e Serbisë,...

Më shumëDetails

Trump paralajmëron se do ta emërojë Grenellin në një pozitë të re

Trump paralajmëron se do ta emërojë Grenellin në një pozitë të re
16/03/2026 - 23:00

Presidenti Donald Trump mblodhi aleatët politikë, donatorët e pasur dhe bordin e Qendrës John F. Kennedy për Artet Performuese në Shtëpinë e Bardhë të hënën për të promovuar...

Më shumëDetails

Rrahman Paçarizi: Përplasja mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit nisi që në fillim të mandatit presidencial

Rrahman Paçarizi: Përplasja mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit nisi që në fillim të mandatit presidencial
16/03/2026 - 22:28

Përplasja mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, sipas opinionistit Rrahman Paçarizi, nuk ka nisur së fundmi, por që në fillim të mandatit të Osmanit si presidente.Sipas Paçarizit, marrëdhëniet...

Më shumëDetails

Gërvalla: Osmani nuk e gëzonte përkrahjen e Kuvendit, e propozuam Konjufcën si emër që bashkon

Kryediplomatja Gërvalla reagon pas vendimit që Lojërat Mesdhetare të mbahen në Prishtinë
16/03/2026 - 22:12

Donika Gërvalla, ministre e Drejtësisë, ka folur në lidhje me situatën politikë në Kosovë. Në një intervistë për RTK, Gërvalla ka treguar se pse VV e nominoi Glauk...

Më shumëDetails

Syla: Kurti po përpiqet të bëhet diplomat i mirë duke e kopjuar Vuçiqin

Syla: Ministria e Jashtme gënjeu, Manastirit ia falen tokat, por kushtet s’janë plotësuar
16/03/2026 - 22:01

Gazetari Valon Syla, ka thënë se Albin Kurti do përpiqet të bëhet “diplomat i mirë”. Por, ai thotë se do vazhdojë të jetë i vrazhdët brenda Kosovës, në...

Më shumëDetails

Ambasadori britanik përshëndet kompromisin e Kurtit për ligjin për të huajt: U bë zgjidhje praktike

Ambasadori britanik përshëndet kompromisin e Kurtit për ligjin për të huajt: U bë zgjidhje praktike
16/03/2026 - 21:23

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shkruar një status në lidhje me kompromisin e kryeministrit Albin Kurti me BE-në rreth zbatimit të ligjit për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar

    Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Këta janë “të fortit” e Prizrenit që po kërkohen për fajde

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë