Policia ka pranuar një informatë se disa motoçiklistë kanë kaluar nëpër Gjakovë, duke shfaqur simbole nacionaliste me qëllim provokimi.
Megjithatë, policia ka bërë të ditur se informata nuk është arritur të verifikohet dhe sipas tyre, nuk ka prova që e konfirmojnë ndodhinë e përshkruar.
Për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha është duke u trajtuar me kujdes ky informacion dhe se do të ndërmarrim veprimet e nevojshme nëse konstatohet ndonjë shkelje.
“Kemi pranuar një informatë lidhur me disa motoçiklistë që pretendohet se kanë kaluar nëpër zonën e Gjakovës, duke shfaqur simbole nacionaliste me qëllim provokimi. Megjithatë, në këtë fazë, informata nuk është arritur të verifikohet dhe nuk ka prova që e konfirmojnë ndodhinë e përshkruar”, thuhet tutje në konfirmim.