Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raportohet se Gjermania planifikon që të blejë edhe 15 aeroplanë luftarakë F-35

11/07/2025 - 09:13
në Lajme
A A
Raportohet se Gjermania planifikon që të blejë edhe 15 aeroplanë luftarakë F-35
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjermania planifikon që të blejë 15 aeroplanë luftarakë F-35, raportoi të premten mediumi “Politico” duke cituar disa persona të afërt me këtë çështje. Kjo blerje do ta çonte në 50 numrin e përgjithshëm të aeroplanëve të tillë në flotën e Gjermanisë.

Raporti për blerjen e re vjen në kohën e tensioneve mes Gjermanisë dhe Francës në lidhje me projektin e përbashkët franko-gjerman për aeroplanë luftarakë, FCAS, pas një raporti që doli më herët këtë javë se Franca tani dëshiron një përqindje të punës prej 80%, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga agjencia “Reuters”.

Deri më tani, Gjermania ka porositur 35 aeroplanë luftarakë të tipit F-35 për të zëvendësuar gjithsej 85 aeroplanë të tipit “Tornado” që po vjetrohen dhe që do të nxirren nga përdorimi.

Një burim ushtarak i tha agjencisë “Reuters” se numri prej 15 aeroplanëve shtesë të tipit F-35 ka qenë pjesë e shqyrtimeve të kaluara, por se shifra e nevojshme duhet të përshtatet, pasi NATO-ja rishtazi u pajtua për caqe të reja për numra të armëve dhe ushtarëve.

Pas vendosjes së caqeve të reja, kishte pak gjasa që numri fillestar të ishte realist. Kjo lë të kuptohet se numri i vërtetë i aeroplanëve shtesë të tipit F-35 mund të jetë më i lartë në fund, edhe pse burimi nuk konfirmoi një gjë të tillë.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha të mërkurën se mbeten dallime sa i përket konfigurimit të projektit, i cili është dëmtuar nga vonesat dhe lufta e brendshme për përqindjen e punëve dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.

Nëse Franca nuk heq dorë nga kërkesa e saj, dallimet që rezultojnë prej saj në mesin e partnerëve të projektit do ta zvogëlonin mundësinë që projekti të hyjë në fazën e ardhshme siç është planifikuar, nga fundi i këtij viti, i tha agjencisë “Reuters” një burim i industrisë.

JU REKOMANDOJMË

Disa deputetë të ish-opozitës ndezin mikrofonat pasi Dehari s’i la të flasin
Lajme

Disa deputetë të ish-opozitës ndezin mikrofonat pasi Dehari s’i la të flasin

11/07/2025 - 12:34
Gjermania e gatshme të paguajë për sistemet amerikane Patriot për Ukrainën
Lajme

Gjermania e gatshme të paguajë për sistemet amerikane Patriot për Ukrainën

11/07/2025 - 12:32
Ajatollahu i Iranit kritikon Perëndimin për Srebrenicën, akuzon për hipokrizi në të drejtat e njeriut
Lajme

Ajatollahu i Iranit kritikon Perëndimin për Srebrenicën, akuzon për hipokrizi në të drejtat e njeriut

11/07/2025 - 12:27
OKB njofton për 798 të vrarë në Gaza që nga maji, gjatë kërkimit të ndihmave
Lajme

OKB njofton për 798 të vrarë në Gaza që nga maji, gjatë kërkimit të ndihmave

11/07/2025 - 12:24
Familja e Liridona Ademajt pret “drejtësi të shpejtë” pas raportit psikiatrik të Murselit
Kryesore

Familja e Liridona Ademajt pret “drejtësi të shpejtë” pas raportit psikiatrik të Murselit

11/07/2025 - 12:21
Deliu-Kodra bën thirrje për protestë: VV-së s’i intereson jeta e rëndë e qytetarëve, vetëm ruajtja e karriges
Lajme

Deliu-Kodra bën thirrje për protestë: VV-së s’i intereson jeta e rëndë e qytetarëve, vetëm ruajtja e karriges

11/07/2025 - 12:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Therrja me thikë në Mitrovicë, Zahiti: Njësitet përkatëse policore janë duke trajtuar rastin

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, dyshohet se një person ka vde’kur

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë