Pas zhvillimeve të fundit me Iranin, Ambasada e Izraelit në Suedi ka njoftuar se Izraeli do të mbyllë përkohësisht misionet e tij diplomatike nëpër botë.
Në njoftim theksohet se shërbimet konsullore nuk do të ofrohen gjatë kësaj periudhe, raporton Reuters, transmeton Express.
Pak më parë njoftuam edhe për mbylljen e ambasadës izraelite në Berlin, ndërsa nuk dihet ende se sa do të zgjasë kjo masë.