Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rashiq: Askush s’dëshiron zgjedhje të reja

02/03/2026 - 14:16
në Lajme
A A
Rashiq: Vuçiq të japë dorëheqje nëse s’ka qenë në dijeni për sulmin në Banjskë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, theksoi se kompromiset janë të pashmangshme dhe se askush nuk dëshiron zgjedhje të reja.

Ai pret më shumë kandidatë dhe numër të mjaftueshëm deputetësh për mbajtjen e seancës, duke dërguar mesazhin se çdo opsion tjetër do të sillte komplikime të paparashikueshme.

Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, deklaroi se padyshim do të ketë kompromise lidhur me kandidatët për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

“Në këtë moment, asnjë partie politike nuk i konvenojnë tensionet, madje as debatet për zgjedhje të reja. Mendoj se qytetarët janë të lodhur nga zgjedhjet dhe partitë politike e dinë mirë këtë. Politikanët me më përvojë e kuptojnë se në këtë rast duhet të bisedojmë për kandidatët. Është e nevojshme të merret përgjegjësia dhe të jemi në kuvend për ta përfunduar këtë proces”, tha Rashiq për RTK2.

Ai shtoi se çdo opsion tjetër do të çonte në situata shumë më të ndërlikuara, të cilat në këtë moment nuk janë të nevojshme.

“Pres që të kemi dy kandidatë, ose edhe më shumë, të propozuar nga subjekte të ndryshme politike. Ekzistojnë disa kandidatë potencialë, ndonëse kandidaturat e tyre ende nuk janë bërë publike, gjë që pritet të ndodhë brenda tri ditëve të ardhshme, pasi të mërkurën skadon afati për zgjedhjen e presidentit. Nëse ka më shumë kandidatë, secili ka të drejtë të vendosë për kë do të votojë. Jam i bindur se votimi do të realizohet dhe se të paktën 80 deputetë do të marrin pjesë në punimet e seancës. Sipas mendimit tim, kjo do të ndodhë, sepse çdo opsion tjetër do të prodhonte komplikime të paparashikueshme”, theksoi ai.

Rashiq kujtoi gjithashtu se Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e mëparshme ka fituar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës dhe se, sipas tij, është normale që kjo parti të ketë kandidatin e saj për president.

JU REKOMANDOJMË

Kurti nuk ia prezanton Abdixhikut emrin e Vjosa Osmanit për presidente

Albin Kurti i shkruan letër Lumir Abdixhikut, a është kjo ftesë për koalicion?
02/03/2026 - 15:05

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit, Albin Kurti dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për çështjen e presidentit, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur...

Më shumëDetails

Kurti para takimit me Abdixhikun: Po vazhdojmë përpjekjet për të përmbyllur me sukses sfidën e presidentit

Kurti para takimit me Abdixhikun: Po vazhdojmë përpjekjet për të përmbyllur me sukses sfidën e presidentit
02/03/2026 - 14:33

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se po vazhdojnë përpjekjet për të përmbyllur me sukses edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit. “Po i vazhdojmë përpjekje për të përmbyllur me...

Më shumëDetails

Enver Hasani: Nëse presidenti zgjedhet pas 5 marsit është shkelje e Kushtetutës, VV-ja po synon që Haxhiun ta bëjë U.D

Letra e aleatëve se nuk do takojnë Kurtin në zyre, Hasani: Kjo tregon që nuk je kryeministër, por je uzurpator
02/03/2026 - 13:55

Profesori dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se nëse presidenti zgjedhet pas datës 5 mars, kjo do të ishte shkelje flagrante e Kushtetutës. Në një...

Më shumëDetails

Bën xhiron e botës – vajzat iraniane kërcejnë pas lajmit për vdekjen e Khameneit

Bën xhiron e botës – vajzat iraniane kërcejnë pas lajmit për vdekjen e Khameneit
02/03/2026 - 13:38

Një video është bërë virale në mbarë botën në rrjetet sociale, ku duken tre vajza të reja iraniane duke kërcyer pasi marrin vesh lajmin se lideri suprem, Ali...

Më shumëDetails

Nëse propozohet, a është e gatshme për të parën e shtetit? Përgjigjet Albulena Haxhiu

Ministrja Haxhiu publikon listën e pasurive të konfiskuara të Milan Radojçiqit
02/03/2026 - 13:30

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu është pyetur nga gazetarët për çështjen e presidentit, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë. Ajo u pyet se nëse do të propozohej ajo për të...

Më shumëDetails

Shikoni momentin e sulmit në aeroportin e Dubait, në një sekondë u bë kaos i plotë

Shikoni momentin e sulmit në aeroportin e Dubait, në një sekondë u bë kaos i plotë
02/03/2026 - 13:20

Kamerat e mbikëqyrjes në Aeroportin e Dubait kanë filmuar momentin kur aeroporti u godit gjatë një sulmi iranian të shtunën në mbrëmje. Ndërsa pasagjerët po prisnin në radhë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VV e çel fushatën një ditë para hapjes zyrtare, Cakolli: As KQZ-ja e as PZAP-ja s’mund të shqiptojnë gjoba e as ta mbikëqyrin

    Cakolli saktëson afatin e fundit për zgjedhjen e presidentit, nuk është 4 marsi

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Kajtazi ‘zbulon’ prapaskenat: Këto janë arsyet se pse Kurti nuk po pranon të jetë kryeministër

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Arrestohen dy shtetas serb, e rrahën deri sa e bënë për spital një kosovar në veri

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Paga e 13 për punëtorët e sektorit publik ekzekutohet në fund të muajit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Khamenei u përcoll për muaj me radhë nga CIA, CNN jep detaje shokuese nga inteligjenca amerikane

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë