Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar se nuk ka pasur informacione për ndonjë kërcënim apo sulm të mundshëm nga Serbia, siç është përmendur në deklaratat e ish-presidentit amerikan Donald Trump.
“Deklarata e Trump nuk është diskutuar, kemi diskutuar sa i përket fuqizimin e marrëdhënieve, stabilitetit gjithëpërfshirës në rajon, bashkëpunim më të thellë. Besoj që me këtë nivel të administratës së Trump do të kemi një bashkëpunim edhe më të thellë. Nuk i kam pasur ato informata të cilat Trump po thekson se i ka pas”, tha Rashiq./EO