Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rashiq: I hapur për bashkëpunim me këdo që krijon shumicën parlamentare në Kuvend

15/02/2025 - 12:25
në Kryesore, Lajme
A A
Rashiq: Nuk shoh pengesë në betimin e kryetarëve të komunave veriore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i partisë serbe “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Nenad Rashiq, thotë se është i hapur për të bashkëpunuar me këdo që krijon shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës.Ai deklaron se kontakti i parë për koalicion do të jetë partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, por shton se s’ka asnjë kufizim edhe për partitë e tjera.

Përkitazi me këtë, Rashiq, i cili është ministër aktual për Komunitete dhe Kthim, thekson se preferon më shumë një qeveri stabile që ka numra të qëndrueshëm në legjislativ.Rashiq në një intervistë për KP, thotë se është i gatshëm të bisedojë me secilin që krijon shumicën parlamentare në Kuvend.
“Kontakt kemi pasur (me kryeministrin Kurti) por nuk kemi biseduar për këto (koalicionin) por për disa çështje më shumë teknike. Unë normalisht adresa e parë sa i përket bisedave pas numërimit të votave, do të jetë zotëri Kurti. Kjo është normale se dy-tri vitet e fundit bashkëpunoj me atë. Mirëpo s’kam asnjë kufizim me partitë të tjera, veçanti ata me të cilët unë njihem personalisht, pasi kamë 20 vjet në politikë. Unë njihem me krejt çka janë në skenën politike dhe nuk do të bëjë ndonjë limitim që të bisedojë me një parti, por përkundrazi do të bisedojë me krejt partitë të tjera”, thekson Rashiq.Rashiq thekson se Kosovës i duhet një qeveri më stabile, e cila sipas tij, do të ketë vota të mjaftueshme në Kuvend, pasi do të ketë nevojë të merren edhe vendime të rënda për vendin.
Ai përmend dialogun me Serbinë, statutin e Asociacionit, relacionet me aleatët si çështjet primare të qeverisë së ardhshme.Në anën tjetër, Rashiq flet edhe për protestat e vazhdueshme të studentëve në Serbi, ku sipas tij, atje po ndodh një revolucion dhe është çështje muajsh fundi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“(Vuçiq) Po i vjen fundi vetëm nuk mundem me thënë se cilin muaj. Është çështje e muajve, pasi atje është duke ndodhur një revolucion i të rinjve, i cili është kaq i fuqishëm që unë nuk kam pritur të shoh një gjë të tillë. Prandaj, unë jam shumë optimist sa i përket gjendjes së serbëve në tërë territorin e ish-Jugosllavisë kudo që janë që të ndryshohet dhe normalizohet me përfundimin e karrierës politike të këtij presioni që vetveten e quan president. Ai është president rastësisht dhe shumë shpejt do t’i jepet fundi”, përfundon Rashiq.Partia e Rashiq, bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka fituar 3960 vota, të cilat përkthehen në një deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq partia tjetër nga komuniteti serb në Kosovë, Lista Serbe ka fituar 38 mijë e 83 vota, apo nëntë deputetë në Kuvend.

JU REKOMANDOJMË

Statovci: Zërat se Donika do jetë ministre e Drejtësisë, ka çuar peshë propaganduesit
Lajme

Statovci: Zërat se Donika do jetë ministre e Drejtësisë, ka çuar peshë propaganduesit

14/01/2026 - 22:48
Arrestohet në Prishtinë një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Dy qytetarë ekstradohen në Kosovë, njëri nga Çekia e tjetri nga Gjermania, policia tregon për veprat që kishin kryer

14/01/2026 - 22:18
KB Prishtina jep detaje për Kuvendin e jashtëzakonshem ku Bekë Berisha u zgjedh Kryetar i ri i Klubit
Lajme

KB Prishtina jep detaje për Kuvendin e jashtëzakonshem ku Bekë Berisha u zgjedh Kryetar i ri i Klubit

14/01/2026 - 22:10
Molliqaj dënon fuqitë e mëdha për mbështetjen që po i japin Izraelit në Gaza: Liria i takon secilit
Kryesore

Dardan Molliqaj i ashpër me opozitën dhe VV-në për energjinë: Kosova e ka privatizu edhe furnizuesin edhe shpërndarësin, asnjë investim për 5 vjet

14/01/2026 - 21:50
Ilir Ferati: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme
Lajme

Zhvillimet në LDK/ Reagon kryetari i Istogut, Ilir Ferati

14/01/2026 - 21:12
Vazhdon numërimi i votave me postë, kryeson bindshëm VV-ja
Kryesore

Rinumërohen gati 99% e 108 vendvotimeve, këto janë rezultatet

14/01/2026 - 20:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    295 Shpërndaje
    Shpërndaje 118 Tweet 74
  • Paralajmërohen reduktime të rrymës sot

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Rinumërimi i votave, përmbyllet procesi në dy komuna

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Cakolli: Pati manipulim industrial të votave në disa vendvotime

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Rinumërohen gati 99% e 108 vendvotimeve, këto janë rezultatet

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë