Ka përfunduar numërimi i votave të rregullta dhe votave të diasporës, derisa tash janë duke u numëruar votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Sipas rezultateve të deritanishme, Radio Evropa e Lirë raporton se Vetëvendosje do t’i ketë 48 deputetë, PDK 24, LDK 20 dhe AAK 8.
Ndërkaq sa i përket 20 ulëse të garantuara, Lista Serbe do t’i ketë 9 pasi një i ka marrë Nenad Rashiq.
10 mandate të minoriteteve joserbe do të ndahen kësisoj: Nga turqit Partia Demokratike Turke e Kosovës 2 ulëse; nga boshnjakët Partia Demokratike e Re 1 ulëse, Koalicioni Vakat 1 ulëse dhe Unioni Socialdemokrat 1 ulëse; nga egjiptianët Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës 1 ulëse, Partia Liberale Egjiptiane 1 ulëse, nga ashkalinjtë Partia e Ashkalinjëve për Integrim 1 ulëse; nga goranët Partia Unike Gorane 1 ulëse; nga romës Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 1 ulëse