Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rashiq ‘‘nuk shpreson’’ se do të votohet për nënkryetar të Kuvendit: Zgjedhjet janë afër

03/10/2025 - 20:15
në Lajme
A A
Rashiq ‘‘nuk shpreson’’ se do të votohet për nënkryetar të Kuvendit: Zgjedhjet janë afër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, ku ende nuk është zgjedhur asnjë nënkryetar nga radhët e Listës Serbe.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Kuvendi të konstituohet plotësisht brenda 12 ditësh, përfshirë zgjedhjen e nënkryetarit nga komunitetet jo-shumicë, siç parashihet me Kushtetutë.

Por Rashiq ka shprehur rezerva ndaj qartësisë së këtij vendimi, veçanërisht për sa i përket mundësisë së kandidimit nga ndonjë subjekt tjetër përveç Listës Serbe.

“Ky aktvendim i Gjykatës Kushtetuese nuk është krejt i kompletuar. Nuk e kam parë që është krejt i qartë, në veçanti për Listën Serbe, sepse nuk ceket në asnjë vend a do të mundësohet ose jo një kandidim tjetër përveç listës më të madhe, që është Lista Serbe”, deklaroi Rashiq, në Tëvë1

I pyetur nëse do të propozohet sërish për postin e nënkryetarit të Kuvendit dhe nëse do të mund t’i sigurojë votat e nevojshme, ai shprehu skepticizëm.

“Sinqerisht, nuk e di a do t’i marr ato pesë votat. Kësaj here nuk kam shpresë”, tha ai.

Rashiq foli edhe për mosvotimin e tij në seancën e kaluar, duke theksuar se një veprim i tillë nuk përbën shkelje të Kushtetutës.

“Unë, siç e kam pasur argumentin edhe më herët, besoj që votimi i tillë nuk është kundër Kushtetutës. Edhe ky vendim i Gjykatës nuk thotë që ka qenë kundër Kushtetutës. Nuk hyj në detaje nëse ka qenë kundër rregullave për ndarjen, por një votim i tillë nuk është i paligjshëm”, theksoi ai.

Në fund, Rashiq nuk e përjashtoi mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, duke deklaruar:

“Unë mendoj 80% është e sigurt që do të shkojmë në zgjedhje”, përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Gazetari Lirim Mehmetaj sfidon Sadri Ramabajën me “bast” se Vushtrrinë do ta fitojë PDK (VIDEO)
Lajme

Gazetari Lirim Mehmetaj sfidon Sadri Ramabajën me “bast” se Vushtrrinë do ta fitojë PDK (VIDEO)

03/10/2025 - 22:05
“Krejt Peja e din kush je ti – Edhe ty të njohin”, vazhdon përplasja e ashpër mes Muhaxherit dhe Kelmendit
Lajme

“Krejt Peja e din kush je ti – Edhe ty të njohin”, vazhdon përplasja e ashpër mes Muhaxherit dhe Kelmendit

03/10/2025 - 21:35
Ferit Idrizi: Edhe në mandatin e ri, Vushtrria do të vazhdojë të mbetet komuna që investon më së shumti për rininë
Lajme

Ferit Idrizi: Edhe në mandatin e ri, Vushtrria do të vazhdojë të mbetet komuna që investon më së shumti për rininë

03/10/2025 - 20:56
A ishte pajtimi i dy Lushtakëve vetëm ‘teatër’ politik në letër? Samiu në fushatë pa Nuredinin!
Kryesore

A ishte pajtimi i dy Lushtakëve vetëm ‘teatër’ politik në letër? Samiu në fushatë pa Nuredinin!

03/10/2025 - 20:44
Vuçiq: E dimë tashmë se do të ketë luftë, dhe do të ketë, po jua them unë, askush nuk po përgatitet për bisedimet
Lajme

Vuçiq: E dimë tashmë se do të ketë luftë, dhe do të ketë, po jua them unë, askush nuk po përgatitet për bisedimet

03/10/2025 - 20:26
Ish i burgosuri politik Basri Ibrahimi, i jep mbështetje nipit të tij Shkëlqimit në garë për asamble
Lajme

Ish i burgosuri politik Basri Ibrahimi, i jep mbështetje nipit të tij Shkëlqimit në garë për asamble

03/10/2025 - 20:22

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Ku shkuan mijëra të tërhequra ‘kesh’ nga llogaria e FC Vushtrria si “pagesë për policinë”? Policia mohon të kenë pranuar para kesh (Dokument)

    Skandal: Ku shkuan mijëra të tërhequra ‘kesh’ nga llogaria e FC Vushtrria si “pagesë për policinë”? Policia mohon të kenë pranuar para kesh (Dokument)

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Federata Serbe e Futbollit: Ndeshja me Shqipërinë shumë e rrezikshme, nuk do të shitet asnjë biletë!

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dy rekordet që shënoi bora e hershme e tetorit në Kosovë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Osmani s`lëviz vendin, Konjufca s`e përshëndet, Kurti e injoron: Pse krerët e shtetit dhe VV-së s`po e fërmasin Bashën?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Emona Center me çmime përtoke e produkte cilësore

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë